Shqipëria, të gjithë në mbështetje të Kryeministrit të Kosovës
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, mbi shtëpinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, atë e takuan Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore. Në një komunikatë nga qeveria bëhet e ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast ka pasur biseda telefonike nga autoritetet amerikane, të BE-së, NATO-s, si dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dhe nga shumë kryetarë të partive politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin e tyre për këtë akt kriminal, që u cilësua si akt i drejtpërdrejtë ndaj personalitetit të tij dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, ky sulm u cilësua si agresion ndaj arritjeve dhe progresit të Kosovës.
Topi
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit, Bamir Topi, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku u interesua për gjendjen shëndetësore të familjes Thaçi. Në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, Presidenti i Republikës dënoi ashpër këtë veprim kriminal, duke e konsideruar si një sulm të qëllimshëm ndaj institucioneve të ligjshme të Kosovës në një çast shumë të rëndësishëm të historisë së saj.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha dënoi të shtunën aktin e rëndë kriminal të kryer natën e kaluar ndaj shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, përmes një telefonate, Kryeministri Berisha i shprehu z.Thaçi solidaritetin e tij për këtë ngjarje të rëndë, e cila ka për qëllim të destabilizojë situatën në Kosovë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu besimin se "autoritetet kompetente do të ndalojnë dhe vendosin para ligjit të gjithë ideatorët dhe ekzekutuesit e këtij akti kriminal".
BDI
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, shprehu shqetësim për sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. "Momentet vendimtare që po kalon Kosova dhe gjithë kombi shqiptar, nuk do mend se kanë alarmuar dhe kanë vënë në lëvizje të gjitha qarqet antishqiptare", thuhet në telegramin që kryetari i BDI-së, Ahmeti, i drejton kryeministrit të Kosovës. "Atentati kundër kryetarit të qeverisë së Kosovës dhe familjes së tij flet qartë se deri ku mund të arrijë çmenduria e armiqve të shtetit të Kosovës, institucioneve të saj dhe perspektivës euroatlantike të kombit tonë", thotë Ahmeti. Duke dënuar këtë akt, siç thotë, "të qyqarëve", Ahmeti shpreh solidaritetin e tij, të partisë që ai drejton dhe gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, me përkushtimin e kryeministrit Thaçi për ta bërë Kosovën shtet modern dhe të integruar në NATO dhe BE. Në telegramin e tij, Ahmeti shpreh besimin se atentatorët "do të identifikohen dhe do të nxirren para drejtësisë, që të marrin dënimin e merituar".
Opozita
Sulmin ndaj familjes së Kryeministrit të Kosovës e kanë dënuar edhe lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, si dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, të cilët kanë shprehur solidaritetin me Kryeministrin e Kosovës