E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria turistike, për herë të parë në Panairin e JOSP Fest

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantoi për herë të parë mundësitë turistike të Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Romë që u zhvillua në datat 2-5 qershor. Stenda e Shqipërisë në JOSP Fest në Romë ishe në një sipërfaqe prej 9 metrash ² në rrugën Conciliazione, pranë sheshit San Pietro, e personalizuar me logon e turizmit shqiptar, ku u shpërndanë edhe materiale promocionale.

Në datën 3 qershor në Auditoriumin e Vatikanit u zhvillua një konferencë ku mernin pjesë 150 operatorë nga shtete të ndryshme, ndërkohë që Shqipëria u prezantua me një dokumentar. Në konferencë e pranishme ishte ministrja në detyrë e MTKRS-së, Suzana Turku, e cila bëri një prezantim mbi rrugët e Peligrinazhit në Shqipëri dhe vendet kulturore fetare katolike si dhe arsyet pse Shqipëria duhet të jetë e përfshirë në pikat e ndalimit gjatë udhëtimit për në Jerusalem. Ndërsa drejtoresha e përgjithëshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Franka Paloka, bëri një prezantim të hollësishëm për vendet turistike shqiptare.

Në datën 4 qershor u zhvillua një takim nga ORP (Opera Romana Pellegrinaggi) në të cilin u ra dakort për disa çështje si, planifikime për shtrirjen e peligrinazhit edhe në territorin e Shqipërisë gjatë udhëtimit në Jeruzalem; zhvillimi i projekteve për ristrukturimin e zonave fshatare për sigurimin e kapaciteteve akomoduese; zhvillimi i turizmit të bicikletave; hartimi i broshurave promocionale për shpërndarje në agjenci turikstike, etj.

Pjesëmarrja e Shqipërisë për herë të parë në Edicionin e 2011-ës JOSP Fest në Romë u mundësua nisur nga protokolli i bashkëpunimit mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Opera Romana Pellegrinaggi për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore, fetare të popullit shqiptar dhe në veçanti të objekteve kulturore e fetare. JOSP Fest është Panairi që promovon bukurinë e peligrinazheve. Ai është një udhëtim përmes kontinenteve dhe kulturave dhe gjatë katër ditëve të tij zhvillohet në sheshe të ndryshme të qytetit të Romës. Në këtë Panair operatorë turistikë takohen për të identifikuar mundësi të reja për të zhvilluar një model të ri turizmi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›