PE miraton pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE
BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi sot me shumicë votash për anetarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Me 487 vota pro dhe 77 kundër eurodeputetët votuan pro hyrjes së këtyre 2 vendeve në zonën Shengen.
“Është një rezultat shumë i mirë dhe një mesazh i fortë që parlamenti i dërgon Këshillit Europian”- deklaroi raportuesi i Parlamentit Europian për hyrjen në Shengen Karlos Koehlo.
Sipas tij, Rumania dhe Bullgaria janë gati dhe duhet të hyjnë në Shengen sa më shumë të jetë e mundur. Por, Gjermania dhe Franca janë treguar skeptikë duke shprehur shqetësim për nivelin e lartë të korrupsionit dhe politikat e dobëta kufitare në këto dy vende. Gjithesesi tani i takon Këshillit Europian të vendosë përfundimisht mbi këtë cështje.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)