E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria vajton, qeveria justifikohet

Sa më shumë i afrohen zonës së kraterit, aq më të copëtuar po dalin trupat e viktimave të tragjedisë. Identifikimi cdo dite e me i veshtire. Frike se shume viktima s'do te mund te gjenden dot kurre

TIRANË - Teksa Qeveria thote se s'mban kurrfare pergjegjesie pse lejoi qe nje plantacion bombash te ndertohej prane lodrave te femijeve, shtepive te civileve dhe ne nje zone me dendesi te larte popullsie, Shqiperia vazhdon te numeroje mes loteve dhe rrenojave viktimat e katastrofes se Gerdecit. Dje u shpall dita e zise, e dyta brenda dhjete ditesh, pas nje tragjedie tjeter, asaj te Liqenit te Farkes. Nderkohe, ne vatren e kraterit te Gerdecit gjetja e trupave të gjymtuar vazhdon të mbetet pjesa më e vështirë dhe më e dhimbshme. Data 17 mars, e cila ishte dhe dita e tretë pas tragjedisë, çoi në gjetjen e katër trupave të përçudnuar nga djegiet e plagët e marra gjatë shpërthimit. Dy prej tyre femra e dy të tjerë meshkuj. E ndërsa u identifikuan Muhamet Azizi, 64 vjeç dhe Bukurie Cani, 46 vjeçe, që të dy banorë të Marqinetit, fshatit ngjitur me Gërdecin, dy të tjerët akoma nuk kanë mundur të identifikohen. Ndërkohë që sipas burimeve pranë policisë, mësohet se një tjetër trup që u gjet në orët e para të ditës së djeshme, ka çuar në 17 numrin e të vdekurve. Dyshimi për kufomën e 17-të Por sipas burimeve konfidenciale, edhe pse janë gjetur pjesë të ndara trupi, akoma nuk është e sigurt nëse këta pjesë të gjetura i përkasin një njeriu të vetëm, ashtu sikundërse kanë çuar në dyshimet nëse në fakt u gjet viktima e 17-të, apo ishin mbetje trupore të ndonjërit nga fatkeqët që janë gjetur në ditët e mëparshme. Duke qenë se vala goditëse dhe shpërthimi kanë qenë shumë të fuqishme, trupat e personave të cilët kanë humbur jetën mund të ngatërrohen gjatë gjetjes dhe grumbullimit të tyre. Sipas një njoftimi për shtyp, mësohet se janë angazhuar gjithsej 520 efektivë për gjetjen e kufomave të shpërthimit. Pjesa më e vështirë sipas tyre mbetej problemi i pjesëve të ndara të trupit, që mund të çojë dhe në ngatërrimin e tyre në morg. Pasi prej katër ditësh vazhdon puna në terren e gjetjes së njerëzve, punëtorëve të fabrikës ose banorëve, të vdekurit transportohen me ambulanca drejt Tiranës, ku u nënshtrohen ekspertizave mjeko-ligjore. Specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore punojnë prej ditësh dhe deri tani kanë mundur të identifikojnë gjithsej 14 trupa të gjetur nga Policia Ushtarake dhe ajo e Rendit. Gjithashtu, të tjera burime jozyrtare bëjnë të ditur për “Korrierin”, se problemi i ngatërrimit të pjesëve trupore ose mangësia e tyre nuk është rasti i parë me të cilin përballen organet kompetente. Njëra nga viktimat e gjetura dhe të identifikuara, që i përkiste Besim Çangës, polic privat pranë fabrikës, i është gjetur vetëm koka dhe disa gjymtyrë të tjera të shkëputura. Ekspertë të fushës theksojnë se vala goditëse ka qenë e një fuqie shumë të madhe, e cila, e favorizuar dhe nga predhat që kanë plasur, vështirësojnë shumë gjetjen e trupave, të cilët në të shumtën e rasteve të deritanishme kanë qenë të vështirë për t’u identifikuar. Të plagosurit Të shtruarit në qendrën spitalore “Nënë Tereza” duket se janë në parametra më të mirë shëndetësore. Sipas burimeve mjekësore nga ky spital, vetëm 7 nga pacientët e shtruar vazhdojnë të jenë ende në rrezik jete, megjithëse gjendja e tyre shëndetësore paraqitet shumë më e mirë se në datën 15 mars, kur janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dylbere Preni, 40 vjeçe, e cila ka në trup 35 për qind djegie, është ende e rrezikuar, ashtu si Alketa Azisi, 30 vjeçe, e cila ka 30 për qind djegie në trup e Vesile Gjata, 19 vjeçe, e cila po ashtu ka 30 për qind djegie në trup dhe hyn ende në personat në rrezik jete. Pacientët në Reanimacionin e Djegie-PlastikësEmri Mosha Dëmtimi Gjendja Dylbere Preni 40 vjeçe (35 për qind djegie) e rrezikuar Alketa Azisi 30 vjeçe (30 për qind djegie) e rrezikuar Vesile Gjata 19 vjeçe (30 për qind djegie) e rreziku Riza Koxhaj 40 vjeç (30 për qind djegie) i rrezikuar Adelina Cami 18 vjeçe (25 për qind djegie) e rrezikuar Rabie Gedalli 30 vjeçe (25 për qind djegie) e rrezikuar Sadik Sulaj 51 vjeç (20 për qind djegie) i rrezikuar Pacientët në Pavijonin e Djegie-Plastikës Nikolin Azizaj 31 vjeç (8 për qind djegie) jashtë rrezikut Elton Hasa 32 vjeç (8 për qind djegie) jashtë rrezikut Luiza Zeneli 38 vjeçe (6 për qind djegie) jashtë rrezikut Erisa Durda 8 vjeçe (6 për qind djegie) jashtë rrezikut Adriatik Babaxhiu 24 vjeç (5 për qind djegie) jashtë rrezikut Shaban Braushi 48 vjeç (5 për qind djegie) jashtë rrezikut Roxhers Durda 10 vjeç (5 për qind djegie) jashtë rrezikut Taulant Azizaj 18 vjeç (4 për qind djegie) jashtë rrezikut Qemal Mema 47 vjeç (3 për qind djegie) jashtë rrezikut Hurme Plloçi 43 vjeç (2 për qind djegie) jashtë rrezikut Xhuliano Durda 9 vjeç (2 për qind djegie) jashtë rrezikut Viktimat 1. Jetmir Ballazhi 2. Muhamed Hoxha 3. Rajmonda Durda 4. Besim Canga 5. Roland Alla 6. Hysen Cani 7. Liljana Deliu 8. Jetmir Deliu 9. Flavio Deliu 10. Reshit Kruja 11. Muhamet Azizi 12. Bukurie Cani 13. I paidentifikuar 14. I paidentifikuar 15. I paidentifikuar 16. I paidentifikuar 17. Azem Ameliu   Zi dhe pikëllim për viktimat GJIROKASTËR – Me një ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidariteti, banorët e qarkut të Gjirokastrës shprehën ditën e djeshme pikëllimin e tyre në lidhje me jetët e humbura në tragjedinë e Gërdecit. Në orën 12:00, institucionet shtetërore në rrethet e Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe të gjitha lokaliteteve të rajonit, ndërprenë për 1 minutë punën, çdo lëvizje dhe çdo aktivitet, në shenjë kujtimi dhe respekti për viktimat e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që flamujt kombëtarë u ulën në gjysmështizë. Institucionet shtetërore, organizmat e ndryshme dhe komuniteti i banorëve në Gjirokastër gjatë ditëve të fundit janë solidarizuar me banorët e Gërdecit, duke u bërë pjesë e nismës mbarëkombëtare për dhurimin e gjakut për të plagosurit dhe të lënduarit gjatë kësaj ngjarjeje. B. Shehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›