Vendet transit në trafik
Autori i Lajmit: red.
Kosova është futur në kategorinë e rasteve të veçanta, meqenëse ajo nuk ka pasur një qeveri efikase kombëtare gjatë pjesës më të madhe të kohës gjatë së cilës është përgatitur raporti.
Raporti thotë se Kosova është burim, pikë transiti si dhe vend destinacioni për gratë dhe fëmijët e trafikuar si nga jashtë ashtu edhe brenda vendit për qëllime shfrytëzimi seksual komercial. Kosova është konsideruar këtë vit si rast i veçantë nga raporti, për shkak të mungesës së një qeverie efikase kombëtare. Njoftimet nga Kosova ngrejnë shqetësimin se fëmijët janë ata që po detyrohen nga prindërit për të lypur rrugëve, duke hapur kështu mundësinë e trafikimit. Edhe në Kosovë, ashtu si në Shqipëri, vihet re një rritje domethënëse e numrit të viktimave të trafikuara brenda vendit. Në Kosovë, qeveria vendore, UNMIK-u dhe organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare kanë përgatitur së bashku procedura standarde veprimi në mbrojtje dhe në ndihmë të viktimave të trafikimit. Raporti vë në dukje një prirje që, me sa duket, është përhapur në disa vende të rajonit, dhe kjo është trafikimi i qenieve njerëzore brenda vendit.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008