Berisha premton për Kamzën, rritje investimesh në të ardhmen
Shqipëria po ndryshon, Berisha inauguron tre investime, rreth 200 milion lekë
Kryeministri Berisha vazhdon premtimet për ujë e dritë në zonat rurale. Edhe pse ka 4 vjet që ka ardhur në pushtet, problemet jetike nuk kanë gjetur zgjidhje përfundimtare nga ana e qeverisë edhe pse premtimet kanë qenë të shumta, sidomos në prag fushate elektorale. Premtimin e radhës për zgjidhjen e këtyre problemeve, kreu i qeverisë e ka bërë vetëm pak kilometra larg nga kryeqyteti, pikërisht në Kamzë, ku Berisha ka kërkuar votën e banorëve të kësaj zone, jo për ato që ka bërë, por për ato që do të bëjë në të ardhmen. Kreu i qeverisë duke pranuar mungesën e ujit të pijshëm dhe dritave në këtë zonë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe është shprehur se qeveria po investon më shumë se kudo tjetër në infrastrukturën e këtij qyteti, si dhe ka premtuar shumëfishim të investimeve në mandatin e dytë për ta bërë këtë vend një ndër qytetet më të zhvilluara në Shqipëri. Gjatë përballjes me forcën tjetër të politikës, e cila sipas tij hedh poshtë çdo ndryshim të qeverisë shqiptare, kryeministri shprehet i bindur se të gjithë qytetarët dhe nëpunësit e administratës e kanë të qartë se cili është ndryshimi dhe cili është mashtrimi. Ndryshimi është thelbësor. Shqipëria po ecën drejt NATO-s. Në datën 4 prill, flamuri ynë kombëtar valëvitet në Strasburg, më krenar se kurrë në historinë e tij. Ne themi se ky është ndryshimi epokal, është akti më madhor në historinë e kombit tonë, pas shpalljes së pavarësisë. Ata thonë se ky nuk është ndryshimi, u shpreh Berisha. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka premtuar asfaltimin e rrugëve jo vetëm të Kamzës, por edhe të Paskuqanit, edhe pse pranon se rruga nuk ka qenë e lehtë. Sepse jemi përballuar me një platformë, në të cilën, nga mëngjesi deri në darkë, me mediat që janë në kontroll të plotë, brohoritej rroftë e keqja, poshtë Shqipëria, ka vijuar kryeministri, duke theksuar vendosjen e disiplinës fiskale dhe uljen e taksave. Vetëm nga taksat dhe tatimet, sipas Kryeministrit Berisha, gjatë këtyre 4 viteve janë kursyer rreth 4 miliard dollarë, që më parë shpërdoroheshin dhe përfundonin në llogaritë bankare të kontrabandistëve dhe zyrtarëve.
Roli i policisë i rëndësishëm në integrimin në NATO dhe zgjedhjet parlamentare
Komisariati i ri i policisë ishte ndalesa e radhës edhe ky investim nga buxheti me vlerë 104 milion lekë. Këtu kryeministri e pa të udhës të sqarojë dy momente të rëndësishme që angazhojnë uniformat blu. Luftën kundër krimit, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Jam i bindur se edhe në këto zgjedhje, me profesionalizëm dhe përkushtim, jashtë çdo lloj tendence politike, ju do të përmbushni detyrimet tuaja në interesin më të mirë të vendit. Ju keni krijuar një traditë të shkëlqyer të qëndrimit ligjor në procesin zgjedhor, procesi më i rëndësishëm që vendi ka çdo 4 vjet. Unë jam i bindur se ju do ti qëndroni traditës suaj shumë të mirë. Forcat politike bëjnë garën, ju bëni ligjin dhe vetëm ligjin. Kjo është kërkesa e kësaj qeverie. Krimin duhet ta luftojmë me vendosmëri të madhe. Nuk mund të mendohet se ai do të zhduket, por është e rëndësishme që krimi të jetë nën një presion të vazhdueshëm dhe konstant se do të marrë përgjigje ligjore, është shprehur kreu i qeverisë përpara uniformave blu. Duke vlerësuar rolin e policisë së shtetit në luftën kundër krimit, ai e cilësoi këtë kontribut tepër të rëndësishëm në procesin e arritjes së objektivit kombëtar, integrimit në NATO. Në qoftë se sot shkojmë drejt NATO-s, ju garantoj se kjo do të ishte tërësisht e pamundur pa përkushtimin e profesionalizmin e organeve të policisë dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit, të cilat me një kurajë të jashtëzakonshme shembën murin e krimit, që pengonte dhe pothuajse kishte mbyllur dyert e integrimit. Sot, jemi bërë një vend i sigurt, i krahasueshëm plotësisht me treguesit e kriminalitetit me vendet e zhvilluara, u shpreh Kryeministri. Turi për Shqipërinë do të kurorëzohej me inaugurimin e tre investimeve të rëndësishme me një vlerë prej rreth 200 milion lekë nga buxheti i shtetit. Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e kopshtit të fëmijëve Kamza e re, një investim me vlerë 34 milionë lekë, Komisariatin e ri të Policisë të Kamzës, një investim me vlerë 104 milionë lekë dhe rikonstruksionin e stadiumit të Kamzës, me vlerë 45 milion lekë.
Last Updated on Tuesday, 31 March 2009 23:43