Sarkozi: Do vazhdojmë misionin
Presidenti francez, Nikola Sarkozi ka vizituar dje Afganistanin pas vrasjes së 10 paqeruajtësve francezë në këtë vend, një ditë më parë. Trupat franceze kishin marrë komandën në Kabul dhe rrethinat e tij për forcat ndërkombëtare dhe janë sulmuar nga talebanët. Gjatë shkëmbimit të zjarrit humbën jetën 10 francezë dhe 13 talebanë. Përpos sulmit dhe humbjes së madhe, Sarkozi ka përsëritur angazhimin francez për të vazhduar misionin në Afganistan. Deklarata e Sarkozisë u bë gjatë vizitës që ai po iu bën trupave franceze, ku veç të vrarëve u plagosën edhe mbi 20 të tjerë. Presidenti francez, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, nderoi kujtimin e ushtarëve të vrarë. Ai u takua dhe me homologun e tij afgan, Hamid Karzai, i cili e cilësoi Presidentin francez mik të madh të Afganistanit.