E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet 18-vjeçari

Përdhunon një të mitur, pranga një 18-vjeçari nga Vlora. Burime zyrtare nga Komisariati i Vlorës bëjnë të ditur se është prangosur Bruno Baboci, 18 vjeç, me banim në lagjen "Kushtrimi" të qytetit të Vlorës. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi tri ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me një të mitur me inicialet R. M., me banim në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, 18-vjeçari ka mashtruar dhe më pas përdhunuar të miturën. Vajza ka shkuar në shtëpi dhe u ka rrëfyer gjithë historinë prindërve. Këta të fundit, së bashku me vajzën, kanë denoncuar në Komisariatin e Vlorës 18-vjeçarin. Mbas marrjes së denoncimit, policia ka bërë të mundur ndalimin e 18-vjeçarit Bruno Baboci. Materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Vlorës, për kryerjen e veprës penale të marrëdhënies seksuale me dhunë me një të mitur.

Mi.Ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›