Greqia premton se do të ulë burokracinë
Greqia pranoi para partnerëve të tij të Bashkimit Europian se sektori i saj publik është i mbushur me korrupsion dhe se duhet të reformohet, në mënyrë që vendi të shpëtohet nga kriza botërore, deklaroi dje presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso. Në ditën e dytë të Samitit të BE-së në Bruksel, Barroso u tha gazetarëve se Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka premtuar shkurtime të thella në burokracinë shtetërore në një prezantim para udhëheqësve të BE-së të enjten në darkë. Greqia është në qendër të situatës më problematike fiskale që ka njohur deri më sot eurozona që nga themelimi në vitin 1999. Deficiti i saj buxhetor dhe borxhi publik po zgjerohen ditë për ditë nga mungesa e konkurrueshmërisë së biznesit dhe një krizë kredibiliteti të politikave ekonomike të qeverisë së Athinës.
"Kryeministri Papandreu pranoi se ka një problem të stërmadh me korrupsionin në të gjithë administratën, përfshirë prokurimet publike", tha Barroso. "Ai foli për reduktimin e administratës, për shkak se administrata e fryrë është shumë e kushtueshme". Barroso tha se ai vetë kishte përshtypjen se udhëheqësit e tjerë të 26 vendeve të BE-së e përshëndetën fjalimin e Papandreut si një "deklaratë të qartë dhe të padyshimtë", një angazhim për të nisur reforma të shpejta në reduktimin e shpenzimeve. "Unë kam me të vërtetë besim te vendosmëria e tij për të zgjidhur problemet strukturore të ekonomisë së Greqisë", tha Barroso. Pjesëmarrës të tjerë në samit thanë se kishte pasur shumë pak diskutime mbi prezantimin e mbajtur nga Papandreu, ndërsa udhëheqësit e tjerë, veçanërisht 15 vendet anëtare të eurozonës, patën kërkuar të shohin më shumë veprime dhe më pak fjalë nga Athina. Barroso refuzoi të komentojë nëse Greqia mund t‘i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmë, nëse problemet e saj dalin nga kontrolli. "Në BE dhe në zonën euro ne kemi mjete për të vepruar. Nuk mund të komentoj skenarë negativë hipotetike", tha ai. Zyrtarët e BE-së, qeveritë e eurozonës dhe Banka Qendrore Europiane nuk parapëlqejnë ndërhyrjen e FMN-së në Greqi dhe thonë se kërkojnë të tregojnë se dinë të menaxhojnë një krizë të vetën. Nëse do të jetë e nevojshme, thonë ekspertët, do të kemi një përgjigje të koordinuar nga BQE, Gjermania dhe Franca, të cilat janë edhe shtetet më të mëdha të eurozonës.
Greqia pritet të shënojë deficit buxhetor prej 12 për qind të PBB-së këtë vit, ndërsa stoku i borxhit publik pritet të rritet në 113 për qind të PBB-së.