Kapen 250 kg marijuanë, pranga korrierit gjirokastrit
Kapen 250 kg hashash, ndërkohë që një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për akuzën e "trafikimit të lëndëve narkotike". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të së djeshmes në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Ura e Gajdarit. Gjatë kontrollit të automjetit tip "Shevrolet", me targë GJ 3632 A, në kilometrat e fundit të mbërritjes nga Gjirokastra në Sarandë, është gjetur sasia prej 250 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa. Burimet policore thanë se kanë bërë menjëherë, në kushtet e flagrancës, ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasin Bledar Andoni, 30 vjeç, banor i lagjes "Palorto" në qytetin e Gjirokastrës. Për të dytën herë brenda kësaj jave, Ura e Gajdarit, 2 km në hyrje të Sarandës, bëhet prita e ndaljes së narkotrafikut ndërkombëtar. Në të dyja rastet droga vinte nga Gjirokastra për në Sarandë.
Tho.Ni.
Tho.Ni.