E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sytë e Edi Ramës (I) (triptik)

Për të njohur dikë ndonjëherë mjafton një shikim në sy. E nëse sytë janë me të vërtetë pasqyra e shpirtit, atëherë lideri i opozitës Edi Rama ka një problem shumë të madh optik. Sepse kokërdhokët e syve i bëjnë shkilovarse sa në një cep në tjetrin kur flet deklaruakan një gjendje jo të mirë shëndetësore. Po ta shikoni me kujdes, kur Edi Rama flet në konferenca shtypi apo live mund të përqendroni vëmendjen tek sytë e tij, ku ka një aktivitet të pakontrolluar dhe të jashtëzakonshme të syve. Mjerisht, sytë i bëjnë xixa-xixa, i nxijnë vështrimin bashkë me strajcat e kreshtave, duke shkuar sa majtas e sa djathtas, që përforcojnë mendimin e prekjes nga depresioni akut. Nuk është shaka, edhe kameramanët e kanë kuptuar sy ndër sy këtë strabizëm të hallakatur të tij, por nuk flasin, veç filmojnë. Duke qenë se problemi është i Edi Ramës, po ndalemi, por duke qenë politikan, është edhe problemi ynë, meqë ai është një njeri publik, që qeveris Bashkinë e Tiranës. Përpos sesi e qeveris ashtu siç thonë tironsit e vjetër, “duart nga mielli e sytë nga qielli e bën një punë pa e pasur mendjen aty”. Shkurt përkthehet se është i pakujdesshëm.


Mirëpo ky problem mund të jet

uml; thjeshtë optik në pamje të parë ose që fsheh diçka më të thellë. Më ka bërë përshtypje në dy konferencat e shtypit që mbajti përpara derës së selisë rozë Egoarku me manovrimin që u bën syve sa majtas e sa djathtas për të mos parë asgjë. Ose ia bën ndokujt me sy dhe ne s’e kemi kuptuar, por kam frikë se mund të jetë një refleks i kushtëzuar i një pjese të trupit që nuk i përgjigjet më komandës së tepelekut, nuk duhet harruar se në librat e fizio-patologjisë është po ai i njëjti që kanë edhe depresivët paranojakë, çuditërisht. Syri është organi i shqisave të aparatit viziv. Ajo i dërgon impulse nervit optik duke shkuar lart në tru. Syri nuk sheh sende, por shabllone, gjëra që janë kuptime të diçkaje tjetër.


Të kuptohemi qartë, nuk po tallem, është e vërtetë. Nëse nuk e keni konstatuar dy ditët e fundit, për kuriozitet personal mund ta shikoni në ndërhyrjet e tjera që do të bëjë po aty tek dera. Vëzhgoni sytë e Edi Ramës kur flet, se si i rrokullisen sykanët dhe do të kuptoni pa frikë shpirtin e tij. Lëvizja kaotike e bulbave, sa para-prapa, me dunat e mishit të ngrehur lart është me të vërtetë rrënqethëse dhe interesante njëkohësisht. Nuk është perverse, por kemi pak kavie të tilla mediatike, ku mund të gjurmojmë karakterin e një njeriu pa cilësi. Sipas shkrimtarit Myzil, njeriu kuptohet më mirë nga sytë sesa nga fjalët që prononcon.


Fare mirë dikush mund të pyesë: po pse merresh me sytë e Egoarkut Rama? Dakord me pyetjen, por kur ai nuk e sheh mirë realitetin, madje duket se jeton në një dimension paralel, ku s’bëhet gjë tjetër veç shihen telenovela paszgjedhore, s’bëhet dot ndryshe, me sytë që i bëjnë miks realitetin dhe ëndrrën padyshim që e sheh turbullt, siç sheh procesin zgjedhor, sikur të jetë një film thriller me hajdutë e policë që në vend t’i kapin kriminelët i lirojnë. Dakord me përgjigjen?


Është e vërtetë se Ai flet si një rreper afro-amerikan, ku shqisa e shikimit nuk është aty, e përqendruar në emfazën e fjalëve, por si duket, sytë i rebelohen, sepse janë separatistë të një mendjeje që sheh fasada sipërfaqësore e që ka frikë të hyjë në thelb të diçkaje.  Humbja që ka me realitetin mund t’i faturohet kësaj sëmundjeje shikimi, por kam frikë se fshihet diçka më shumë mbas atyre kreshtave që i mbyllin sytë. Janë sy të vjetër, të lodhur, të zakonshëm, pa shpresë, të fikur. Shikimi është sekrecioni i syrit. Një substancë më e vogël e Unit. 


Nëse vështrimi a mënyra e të vështruarit është shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme të një njeriu ...(vijon)


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›