Sot rreth orës 18:30 zhvillohet takimi Berisha - Meta për formimin e qeverisë së re Berisha II

Gjatë ditës së sotme në orën 18:30 do të zhvillohen bisedimet PD-LSI për kabinetin e ri qeveritar, të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë është bërë të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Ilir Meta do të marrë katër ministri, por ende asgjë nuk është zyrtare. LSI-ja pritet të përfaqësohet në qeverinë e re me katër poste atë të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, për të cilin kandidaturë deri më tani është Dritan Prifti si dhe ministrinë e Mbrojtjes ose të Shëndetësisë nga anëtari i kryesisë së LSI-së, Petrit Vasili, do të jenë pjesë e negociatave zyrtare. Ndërkohë Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kabineti i ri do të formatohet brenda datës 7 shtator, kur edhe do të çelet seanca e parë e Parlamentit.
...