Greqia kundërshton ndërtimin e reaktorëve në Turqi
Nga Express më 19 mars 2011 në ora 22:20
Athina zyrtare i ka bërë thirrje fqinjit të saj Turqisë që të heqë dorë nga planet për ndërtimin e centraleve atomike, pasi që Ankaraja njoftoi se në 12 vjetët e ardhshëm planifikon të ndërtojë edhe tri reaktorë nuklearë.
Presidenti i Greqisë, Karolos Papulas, ka thënë të shtunën se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet, në mënyrë që të parandalojë “katastrofën në pragun e vet”.
Përveç kësaj, zyra e kryeministrit Jorgos Papandreu ka bërë të ditur se shefi i qeverisë në bisedën telefonike me kolegun turk Rexhep Taip Erdogan ka shprehur kundërshtimin kundër planeve turke.