E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj, sportistja e 11 e Olimpiadës

Autori i Lajmit: red.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, ka brërritur edhe ftesa për Romela Begajn, peshëngritësen shqiptare, e cila solli vetëm para pak javësh, medaljen e artë në Shqipëri. Begaj prej ditësh ishte nën ethet e kësaj ftese, e cila ka mbërritur vetëm dje dhe kështu ajo konfirmohet si sportistja e 11 shqiptare, e cila do të përfaqësojë vendin tonë në lojërat olimpike “Pekin 2008”.
Romela arrin kualifikimin në Olimpiadë

Rezultati fantastik i Romela Begajt në Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që u zhvillua në Linjano të Italisë, ka bërë të mundur që peshëngritëses sonë t i hapen dyert për në Olimpiadën e Pekinit. Edhe pse ajo ishte një ndër favoritet për t u bashkuar me grupin që do të udhëtojë në verë drejt Kinës, medaljet kanë bërë të mundur që ajo të "saldojë" përfundimisht biletën olimpike. Romela Begaj ka bërë një paraqitje fantastike më 16 prill 2008, nga ku arriti të merrte medaljen e arit në Kampionatin Evropian të të rriturve, veprimtari që u zhvillua në Linjano të Italisë. Peshëngritësja shqiptare, autore e një performance të shkëlqyer në peshën 58 kilogramë, sidomos në stilin e shtytjes, ka arritur të ngrejë plot 101 kilogramë, si askush tjetër, duke merituar medaljen e artë. Madje, si të mos mjaftohej me kaq, Begaj vendosi dhe një rekord të ri kombëtar në këtë stil. Ky ishte një sukses vërtet i madh për sportisten, e cila me arritjen e saj ka bërë të harrohet skandali i dopingut që përfshiu Fetije Kasën, thuajse një vit më parë.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›