Shqiptarët: Më shumë gra në politikë, por jo në poste drejtuese
Një vrojtim i një rrjeti të shoqërisë civile për përfaqësimin e grave në politikë arrin në përfundimin se shumica e shqiptarëve duan të shohin më shumë gra në poste drejtuese.
Megjithatë, shqiptarët duken të rezervuar, kur bëhet fjalë për poste të larta politike, që ato të drejtohen nga gratë.
Vrojtimi i mbështetur nga UNIFEM dhe i realizuar nga Konsorciumi 2A - i përbërë nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe Forumi Shqiptar Social-Ekonomik - u krye në 10 zona të vendit, me një grup kampion prej afërsisht 1200 vetash.
“Shumica e meshkujve (38%) dhe e femrave (34%), lanë të kuptosh se gjinia e kandidatit nuk përbënte as pengesë e as shtysë për të votuar. Pjesëmarrësit në vrojtim dhanë këto si arsye, që gratë a) i kuptojnë më mirë çështjet shoqërore dhe familjare; b) perceptohen si më pak të korruptuara; c) nëse është kandidatja më e mirë për detyrën; dhe d) ajo ka më shumë gjasa se do t’i mbajë premtimet. Ndërsa ata, të cilët nuk do të votonin për femrat, dhanë këto arsye kryesore: Për meshkujt: a) arena politike është tepër agresive për një grua; një grua nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u marrë me çështjet e qeverisë, po të kemi parasysh përgjegjësitë që ka në shtëpi; c) dhe gratë nuk kanë përvojën apo lidhjet politike të mjaftueshme për të pasur mundësi të realizojnë detyrat. Për femrat që u përgjigjën në vrojtim, arsyet ishin se: a) për shkak të detyrave në familje, një grua nuk do të kishte kohë; b) ajo nuk ka lidhje të mira politike, dhe nuk mund t’i detyrojë vendimmarrësit ta mbajnë vesh, duke qenë se nuk do të ishte agresive sa duhet”, - thuhet në sondazh.
“Për pyetjen “Sipas mendimit tuaj, do të ishit dakord që një femër të mund të zgjidhet/emërohet në postin e mëposhtëm?” Përgjigjet tregojnë se, në përgjithësi, njerëzit janë të hapur që femrat të jenë në poste të veçanta udhëheqëse - më konkretisht, në kujdesin social, shëndetësi dhe drejtësi. Megjithatë, kur bëhet parashikimi për gratë në postet më të larta (kryetar komune, kryeministër dhe president), në përgjigjet e tyre pjesëmarrësit ndihen më pak mirë me gratë në këto poste drejtuese. Është sidomos interesante të vëresh se si pjesëmarrësit meshkuj edhe ato femra dhanë përgjigje shumë të ngjashme për këtë pyetje”, - vijon studimi.
Përfundimet e sondazhit
Arsyet për mospjesëmarrje në votim:
Ndërkohë që nga përgjigjet del qartë se meshkujt janë më të predispozuar për të votuar, raporti i votuesve meshkuj-femra nuk ndryshon shumë. Megjithatë, aty ku dalin më në pah dallimet midis gjinive, janë arsyet e mospjesëmarrjes në votim. Për femrat, arsyeja kryesore e mosvotimit ishte se nuk ishin të regjistruara në listën e votuesve (24,90%); ndërsa këtë përgjigje e dhanë vetëm 17,40% e meshkujve pjesëmarrës në vrojtim.
Votimi si familje:
Nga ata që nuk kanë votuar, 23,10% e femrave dhe 10,40% e meshkujve nuk votuan, sepse as familjet e tyre nuk votuan. Këto shifra tregojnë qartë se femrat kanë më pak gjasa se meshkujt të jenë të angazhuara politikisht, nëse familjet e tyre vendosin të mos angazhohen.
Perceptimet në lidhje me femrat si udhëheqëse:
Përgjigjet tregojnë qartë se zyrtaret femra (të zgjedhura apo të emëruara), perceptohen si më pak të korruptuara dhe më shumë të predispozuara për të përmirësuar të drejtat e njeriut, përfitimin nga shërbimet elementare (shëndetësia, arsimi, kujdesi social), dhe për të rritur mundësitë e Shqipërisë për integrim në BE.
Votimi për kandidatet femra:
Shumica e meshkujve (38%) dhe e femrave (34%) lanë të kuptosh se gjinia e kandidatit nuk përbënte as pengesë e as shtysë për të votuar.
Pjesëmarrësit në vrojtim dhanë këto si arsye, që gratë a) i kuptojnë më mirë çështjet shoqërore dhe familjare; b) perceptohen si më pak të korruptuara; c) nëse është kandidatja më e mirë për detyrën; dhe d) ajo ka më shumë gjasa se do t’i mbajë premtimet. Ndërsa ata, të cilët nuk do të votonin për femrat, dhanë këto arsye kryesore: Për meshkujt: a) arena politike është tepër agresive për një grua; një grua nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u marrë me çështjet e qeverisë, po të kemi parasysh përgjegjësitë që ka në shtëpi; c) dhe gratë nuk kanë përvojën apo lidhjet politike të mjaftueshme për të pasur mundësi të realizojnë detyrat. Për femrat që u përgjigjën në vrojtim, arsyet ishin se: a) për shkak të detyrave në familje, një grua nuk do të kishte kohë; b) ajo nuk ka lidhje të mira politike, dhe nuk mund t’i detyrojë vendimmarrësit ta mbajnë vesh, duke qenë se nuk do të ishte agresive sa duhet.
Çfarë i pengon femrat që të zgjidhen:
“Shumica e pjesëmarrësve në vrojtim (45,6%) thanë se perceptojnë se ka një sërë pengesash që e pengon zgjedhjen e femrave”: Vihet re sidomos se pengesa kryesore e renditur ishte mungesa e mbështetjes nga politikanët meshkuj (38,6%) dhe mungesa e mbështetjes nga partitë politike (21,6%). Ky konstatim bashkëlidhet me shumë studime globale mbi femrat dhe politikën, sipas të cilëve partitë përbëjnë mekanizmin kryesor që mund të mbështesë apo të pengojë rritjen e angazhimit të grave në jetën politike dhe publike.
Pyetjet kyçe:
Pyetjes “Sikur kësaj të diele të mbahen zgjedhjet vendore dhe në zgjedhje të kishte dy kandidatë, një mashkull dhe një femër, a do të kishte më shumë mundësi të votonit për kandidaten femër?” Më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në vrojtim thanë se ishin të pavendosur në lidhje me faktin se si do të ndikonte në vendimin e tyre gjinia e kandidatit. Kështu, përgjigja e përgjithshme për këtë pyetje duket se është “i pavendosur”. Nga përgjigjet për pyetjen se si i përzgjedhin njerëzit kandidatët, për të cilët votojnë dhe se cilët faktorë ndikojnë hedhjen e votës së tyre, del qartë se gratë dhe burrat kërkojnë, në fund të fundit, kandidatin i cili është më i besuari, si dhe shohin edhe mandatin e partisë që përfaqëson kandidati.
Për pyetjen “Sipas mendimit tuaj, do të ishit dakord që një femër të mund të zgjidhet/emërohet në postin e mëposhtëm?” Përgjigjet tregojnë se, në përgjithësi, njerëzit janë të hapur që femrat të jenë në poste të veçanta udhëheqëse - më konkretisht, në kujdesin social, shëndetësi dhe drejtësi. Megjithatë, kur bëhet parashikimi për gratë në postet më të larta (kryetar komune, kryeministër dhe president) në përgjigjet e tyre pjesëmarrësit ndihen më pak mirë me gratë në këto poste drejtuese. Është sidomos interesante të vëresh se si pjesëmarrësit meshkuj edhe ato femra dhanë përgjigje shumë të ngjashme për këtë pyetje.