Çfarë mund të mësojë Perëndimi nga Islami
Duke shkruar në shekullin e tretë, poeti arab Mutanabbi përshkruan se si ai që merr një dhuratë nga dikush do të përgjigjej me përbuzje apo me respekt, sipas rastit. Përgjigja juaj ndaj të mirës së dikujt ndaj jush, përcakton natyrën tuaj. Nëse e mira është e natyrshme, ju do të përgjigjeni me respekt dhe duke u ndjerë në borxh, nëse e poshtra është e tillë, ju do të përgjigjeni me mospëlqim dhe përbuzje. Shumë nga ne në Perëndim ndjejmë zemërim dhe përçmim ndaj Islamit dhe myslimanëve. Shpesh kjo është e justifikuar në mendjet tona nga zemërimi dhe përçmimi që myslimanët duket se kanë ndaj Perëndimit.
“Abstraksion”
Por ajo që është gjerësisht në diskutim është ajo që saktësisht është emërtuar “keqkuptimi i personifikimit”, në të cilën një gjë abstrakte referohet si të jetë një person. Për shembull, në botën myslimane dikush mund të dëgjojë klithma si “Vdekje Amerikës”, por ç’është Amerika? Çfarë është Mbretëria e Bashkuar? Është e pamundur për ne që të përkufizojmë realisht konceptin e Amerikës apo të Perëndimit dhe të shënjojmë secilin prej tyre: Ato janë abstraksione që nuk ekzistojnë realisht. Do të ishte më me vlerë për ne të mësonim më shumë për këtë fe dhe për ndjekësit e saj. A është Amerika ajo që ndoshta shumë nga bota myslimane do të donin ta shihnin të vdiste, ajo që bëri që mësuesi 63 vjeçar nga Florida bash para bombardimit ajror të Bagdadit dhe kundër ligjeve të vendit, të fluturonte në Irak për të shërbyer si mburojë njerëzore në shenjë proteste ndaj asaj që po bënte “Amerika”?
Çfarë është më anë tjetër Islami apo myslimanët, është një entitet monolit për të cilin ne themi: “Ja ku është!”? Është Islami Muhamed Ali, një nga sportistët më të dashur dhe më të njohur në botë? Mund të na vlejnë këto gjëra për të mësuar më shumë për Islamin dhe ndjekësit e tij. Veçanërisht duke marrë në konsideratë faktin që po flasim për një të gjashtën e njerëzimit dhe një popull që banon në një hapësirë gjeografike nga Azia në Afrikë si gjerësi, dhe nga Rusia në Afrikë të Jugut si gjatësi, jo të përmendim mbi 30 milionë myslimanët që jetojnë në Perëndim. Vetëm në Amerikë për shembull gjenden 15 mijë mjekë myslimanë.
David Letterman, komedian amerikan, do të thoshte në televizion, “Shkova tek doktori sot dhe ai më tha: Kthehu nga Meka dhe merr frymë”, sepse miliona amerikanë lehtësisht do të bënin shaka.
Ndërvarësi
Bota jonë është duke u bërë gjithnjë e më ndërvarur dhe e shumësishme dhe me qëllim që të sigurojmë një të ardhme civile, ne duhet të njohim njëri- tjetrin. Një prej rrugëve më të rëndësishme për ta bërë këtë, është të njohim se çfarë i kanë dhënë komunitetit botëror kulturat tona të ndryshme. Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa eliminimi i themelit të urrejtjes. Të gjithë popujt kanë ndihmuar në përparimin dhe zgjerimin e jetës njerëzore. Të jesh i vetëdijshëm ndaj arritjeve të të tjerëve dhe borxhit që ne i kemi shumë njerëzve, do të thotë të vlerësosh dhe të nisësh të respektosh të gjithë anëtarët e familjes njerëzore. Në një kohë kur armiqësia dhe urrejtja kanë shpërthyer për shkak të agjendave personale dhe kolektive, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa eliminimi i themelit të urrejtjes. Injoranca ka qenë gjithmonë ara më pjellore për farën e urrejtjes.
Në rastin e Islamit, kjo është veçanërisht e vërtetë, është e rëndësishme që ne të mpakim nivelin fatkeq të injorancës që ekziston aktualisht në Perëndim ndaj Islamit si fe dhe myslimanëve si një popull i ndryshëm, nëse ne duam të parandalojmë urrejtjen.
Të kuptojmë Islamin
Njerëzit në Perëndim mund të ngrenë të kuptuarit e Islamit dhe të myslimanëve në dy mënyra.
E para, ne duhet të kuptojmë influencën e pabesueshme që Islami dhe myslimanët kanë pasur në pothuajse progresin dhe zgjerimin e jetës në Perëndim. Duke vepruar kështu ne, jo vetëm që do të vlerësojmë myslimanët si popull, por ne do të do të çmojmë popuj të tjerë si kinezët, nga të cilët myslimanët morën shumë zbulime dhe të mira dhe i sollën në Perëndim. Ka shumë gjëra që Perëndimi mund të mësojë nga harmonia e shkencës dhe e besimit të vërtetë.
Mënyra e dytë me të cilën ne mund të përftojmë kuptueshmëri më të mirë është të mësuarit se si Islami dhe myslimanët mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të vërteta të së tashmes dhe të së ardhmes. Princi Çarl, për shembull, rroku një pikë të rëndësishme në një fjalim që mbajti në Qendrën Oksford për Studime Islamike kur tha se Perëndimi duhet të mësojë nga Islami se si të integrojë shkencën me besimin, një lëmë në të cilin myslimanët historikisht kanë provuar se janë shumë të zotë. Në të vërtetë, Perëndimi mund të mësojë shumë nga harmonia mes shkencës dhe besimit, kaq shpesh të përmendura edhe në Kuran.
Detyrimet morale
Perëndimi gjithashtu mund të mësojë nga Islami se si të përballet me problemin e racizmit. Arnold Toynbee përmend në një ese të kujdesshme dhe imponuese të shkruar në 1940-ën, suksesin e jashtëzakonshëm të Islamit në shërimin e problemit të racës dhe deklaron se Perëndimi ka një rast të madh për të mësuar nga Islami. Familja njerëzore është një familje e madhe dhe dega myslimane është sigurisht njëra që ia vlen të njihet. Ai e ndjeu rrezikun e një beteje racore, kaq të ndezshme në botë dhe duke parë mundësinë e shpërthimit të kësaj beteje në territoret myslimane kundër pushtimit të Perëndimit, ai ndjeu se ishte e rëndësishme të pajtohej Islami dhe të pranohej fuqia e madhe që ai kishte në çlirimin e një pjese të madhe të popullsisë botërore nga segregacioni dhe shfrytëzimi duke njohur dhe pohuar vëllazërinë e “bijve të Adamit dhe të Evës.”
Në Kuran thuhet: “Ne ju kemi bërë ju në shumë raca dhe fise për të njohur ju secilin prej jush.”
Nëse ne reflektojmë në armiqësinë që ekziston sot si rezultat i injorancës, stereotipizimit të një populli tjetër, është e thjeshtë të kuptosh se “të njohësh tjetrin” është një nga detyrimet më të mëdha morale që sfidon njerëzimin sot. Martin Luter King thoshte: “nëse nuk jetojmë si vëllezër, do të vdesim si të marrë”.
Familja njerëzore është një familje e madhe dhe dega myslimane e saj, ia vlen të njihet.
* Hamza Jusuf Hanson është një amerikan i konvertuar në mysliman. Ai është një mbrojtës i thekshëm i një mirëkuptimi më të mirë mes botës myslimane dhe perëndimit. Ka qenë këshilltar i ish-presidentit amerikan George Bush për fetë