Ministrat e “ATIJ MIKUT”!
Tani, që prej shfaqjeve të para të simptomave të PANGOMANISË, të gjitha vajzat që punojnë nëpër institucione shtetërore do të shihen me dyshim, sidomos nëse do të bëhet fjalë për ndonjë bukuroshe. Pa diskutim që vendin e punës do ta ketë “fituar” nga ndonjë “mik” për sytë e qytetarëve.
E nëse ajo është e kolme dhe në dukje pak si “torollake“, miku duhet të ketë qenë shumë i “fortë”.
Ndonjë “mik” ministri. Njëlloj siç do të krijohet ideja se ministrat shqiptarë kanë bërë një punë kaq të lavdërueshme me ndërtimin e politikave të udhëheqjes gjatë mandatit të fundit, saqë s’mund t’i ndëshkosh, veçse nëse shfaqet koka e “ATIJ MIKUT TË FORT˔!
Dhe jo për PAAFTËSI e SHPËRDORIM, (siç do të mund të kish qenë abuzimi i dukshëm me fondet publike për nisma që nuk i hyjnë as në mendje e as në xhep tjetërkujt veç MINISTRIT të “atij mikut”). As për PAPËRGJEGJSHMËRI, nëpërmjet braktisjes së grupeve të përfaqësuara me dhjetëra drejtori e departamente në varësi të MINISTRIT të “ATIJ MIKUT” që ndëshkohet vetëm nëse “MIKU NGRE KRYE” .
“MIKU NGRE KRYE”…………fabul me 3 AKTE!
Shkruar nga një e RE drejt plakjes shpirtërore prej thatësisë së jetës artistike, E KULTURËS së heshtur dhe e shterpësisë intelektuale, SPORTDASHËSE e pafat prej mungesës së aktiviteteve sportive e rikrijuese DHE EKSPLORATORE e zhgënjyer E VENDEVE të mrekullueshme TURISTIKE e HISTORIKE rrënuar e masakruar si mos më keq, e Shqipërisë!
Një MIK i pandashëm i një MIKUT shumë të mirë të një MIKU shumë të fortë në RRETHIN e KRERËVE MIQ, zbuloi befas se nuk ishte edhe aq MIK i fortë për MIKUN e tij, që e kish pandehur aq MIK sa të mos ia refuzonte një NDER që i kish kërkuar si MIQ të vjetër dyzetvjeçarë që ishin.
Një ditë, ky MIKU me SHOKË SHUMË vendosi, jo vetëm t’i tregojë ish-MIKUT të tij sesa MIQ kishin qenë, (duke e prekur në pika të dobëta që vetëm një mik i mirë që të njeh shumë t’i di), e duke i kërcënuar të gjithë MIQTË e tjerë të RRETHIT të KRYEMIQVE, me DEMASKIM në rast se e harrojnë se ç’MIK i fortë është e se fjala e tij nuk duhet bërë DYSH!
Koka e MIKUT, kur u ngrit, PËRULI dhjetëra të tjera! Në atë çast MIKU u bë MBRET dhe DËSHIRAT e tij u bënë LIGJ për KRYEMIQTË!
Qysh prej atij çasti, në HYRJE të SHTETIT në FJALË, u ngul një TABELË, ku mbishkruhej: “MIRËSEVINI NË SHTETIN E KRYEMIQËSISË!
NË KËTË VEND KU DUHET MEDOEMOS TË KESH MIKUN E DUHUR! NË KËTË VEND KU NËSE NUK E KËNAQ MIKUN, LUFTOHESH NGA MIQTË! NË KËTË VEND KU FATIN TËND E KE NË DUAR TË MIKUT. NË KËTË VEND KU I VETMI SHANS PËR T’U ARMIQËSUAR ËSHTË ME NDONJË MIK. KU MIQTË TË DUAN VETËM NË TË MIRË. KU MUND TË ZËVENDËSOHESH VETËM NGA NJË MIK EDHE MË I FORTË. EDHE MË MIK!
Ndërsa në dalje të këtij SHTETI, mbi një dërrasë të KALBUR, të kapur me hallka të ndryshkura, pak e pjerrët, gërricet kjo fjali: “FALEMINDERIT QË E SHKELËT DËRRASËN E KALBUR NGA SHKELJET E MIQVE TË KËTIJ SHTETI!