SHIK-asi deshmon per dhunen ne Vain te Lezhes
Redinalda Caushaj
TIRANE- Punonjesi i SHISH-it (Sherbimi Informativ Shteteror), ka folur dje, ne procesin gjyqesor per rrembimin e zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, mbi torturat qe citoi se jane kryer ne bazen e SHIK-ut (Sherbimi Informativ Shteteror), ne Vain te Lezhes. Mark Frroku, ish-drejtori i institucionit qe tani mban emrin tjeter, ka treguar se eshte emeruar ne krye te SHIK-ut te Lezhes ne vitin e trazirave, '97. Ai aludoi se ne ato ambiente, gjate periudhes kohore pararendese, ishin kryer torturime dhe shoqerime te ndryshme. "Kur jam emeruar drejtor ne Vain te Lezhes, e kam gjetur godinen te djegur. Nuk kam bere asnje ndryshim ne staf. Aty gjeta kater punonjes sigurie, rojen pergjegjes dhe nje kuzhiniere", - tregoi Frroku duke pohuar se "ne shenje mirenjohjeje qe nuk i largova nga puna, kam pasur nje afrimitet me punonjesit". Frroku, aktualisht punonjes (inspektor) ne SHISH, tha se gjate bisedave te lirshme me ta, ka mesuar se nga kryeqyteti vinin shume persona. "Nje prej rojeve Viktor S., me eshte shprehur se sillnin personat qe i keqtrajtonin edhe fizikisht, te cilet i fusnin ne bagazhet e automjeteve", ka deklaruar dje para gjykates, deshmitari Mark Frroku. Me tej ai ka treguar se per te gjitha keto biseda, te cilat nuk kishin qene te regjistruara, kishte vene ne dijeni kreun e pergjithshem te SHIK-ut, Fatos Klosin, i cili i kishte dhene urdher qe te pyeste edhe rojet e tjere. "Tre rojet e tjere, Llesh C., Mehill P. dhe Tom C., (per shkak te etikes nuk jepet identiteti i plote, shenim i "KJ"), ishin te pozicionuar dhe deklaruan se nuk kishin asnje dijeni per ato qe kishte ndodhur. Pas urdhrit nuk mesova asgje me shume", - shtoi me tej deshmitari Frroku. Ai theksoi se nuk kishte pasur asnje material te shkruar, ne lidhje me keto detaje te marra nga vartesi i tij.
Kristopuli
Nderkohe, i pyetur nga prokuroria, nese e njihte apo jo shtetasin Ziso Kristopuli, deshmitari ka shpjeguar se "emrin e tij e kisha degjuar me pare". Kurse shtoi se ne vitin 1998 ai ishte paraqitur ne Vain te Lezhes, i shoqeruar nga disa persona, ku edhe e kam takuar. "Ardhja e tij u be me qellim identifikimin e viles se Vainit, ne te cilen Ziso deklaronte se ishte marre dhe ishte sjelle nga ish-punonjesit e SHIK-ut". "Mbaj mend, - shtoi Frroku, - qe ai e identifikoi vendin ne saje ne burimit dhe te oxhakut". Po ashtu deshmitari theksoi se Ziso kishte deklaruar, se ishte sjelle ne menyre te fshehte ne vile, si dhe mbi te ishte ushtruar dhune psikologjike. Tre dite pasi ishte lene i lire, sipas deshmitarit, Ziso kishte shpjeguar se kishte shkuar te vajza e tij, e cila jetonte ne Qytetin Studenti, te ciles i kishte thene edhe cfare kishte ndodhur. Ne fund te deshmise se tij, deshmitari ka deklaruar se shoqerimi i Ziso Kristopulit ishte kryer jashte rregullave, pasi duhet te kishte materiale te dokumentuara per kete mase, si dhe duhet te ishte bere nga nje punonjes sekret i SHIK-ut.
Te pandehurit e ketij procesi, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha ne vitin 1995. Vec zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas, tre te pandehurit akuzohen edhe per rrembimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, te cilet me pas u lane te lire. Kristopuli dhe Loshaj, jane dhe deshmitaret okulare te cilet kane treguar detaje, ne lidhje me rrembimin e biznesmenit.