E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Xhindit, hetimet ne udhekryq

Roskovec- Hetimet per zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi, jane futur ne udhekryq. Megjithese kryeprokurorja Ina Rama dhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, kane kerkuar nga vartesit e tyre zbulimin e motiveve dhe te autorit apo autoreve te krimit, dita e djeshme nuk ka shenuar asnje zhvillim te ri, pervec 10 personave te shoqeruar mbreme me qellim marrjen ne pyetje. Aksioni eshte zhvilluar nga policia e Fierit dhe mesohet se te shoqeruarit, jane persona me te cilet i ndjeri eshte takuar diten e ngjarjes.

Ne hetime eshte perfshire edhe struktura e Sherbimit Informativ, ndersa qyteza e Roskovecit duket sikur ka me shume police dhe agjente se sa banore. Operacione blic kryhen here pas here, por pa rezultat. Ne qytet vihen re edhe speciale te FNSH-se apo RENEA-s. Edhe ato kater pista, te ngritura nje dite pas krimit qe tronditi vendin, dje grupi hetimor i ka rrezuar te gjitha, pasi sendet materiale te gjetura nuk kane prodhuar asnje shenje apo gjurme gishtash. Edhe i vetmi person i dyshuar qe mund te ishte perfshire ne krim nuk eshte shoqeruar ne komisariat, pasi nuk u provua se kishte konflikt pronesie me deputetin e ndjere. Megjithese situata duket konfuze, hetimet deklarohen si "top secret" dhe ende nuk ka nje prononcim zyrtar per zhvillimin e tyre.

Heshtja ka ardhur fill pas deshtimit per te provuar kater pistat e hedhura ne tavoline nga grupi hetimor.

Pista e pare dhe me e besueshme ishte ajo e pronesise, mbeshtetur mbi disa konflikte te vjetra te deputetit ne fshatin Kurjan, ndersa kishte kryer edhe funksionin e kryekomunarit para se te behej deputet. Por ky motiv ra poshte, shume shpejt pasi vellezerit dhe familja deshmoi se Fatmiri nuk kishte te tilla konflikte, as per token dhe as per magazinen. Ne keto rrethana grupi hetimor kaloi ne konfliktet personale apo ne motivet e dobeta. Megjithese kishte zera per ekzistencen e ceshtjeve personale, grupi hetimor nuk mundi te provonte asgje per atentatorin. Po keshtu ndodhi edhe me pisten e hakmarrjes per nje ngjarje te vjeter te vitit 1996, ndersa u provua se i ndjeri nuk kishte aspak lidhje ne kete histori. E vetmja piste mbeti ajo per "cilesi te vecanta", por qe dukej me teper se e pabesueshme per rrethanat.

Provat e gjetura ne vendngjarje rezultuan nje deshtim brenda dy ditesh hetimi. Ne pakon e aspirinave, megjithese ishte nje prove e fresket e gjetur ne vendngjarje, nuk u zbulua asnje gjurme gishti. Edhe ne qesen prane makines, me te cilen mendohej se ishte fshehur arma "Kallashnikov". Kurse gezhojat dhe kamishat e plumbave zbuluan vetem llojin e armes se krimit. Autori megjithese ka pritur per 30 minuta pas shtepise se viktimes, nuk eshte pare nga askush prej banoreve, fqinjeve apo familjareve. Si rralle ndonjehere nje krim i kesaj kategorie, nuk ka deshmitar dhe hetimet ndodhen ne udhekryq. Edhe ato tablate te transkriptuara, verifikuan se i ndjeri jo vetem qe nuk ishte kercenuar, por as nuk kishte lene takime. Grupi hetimor ka mundur te gjeje disa biseda gjate ores qe ndodhi vrasja e Fatmir Xhindit para baneses, per orientime te personit rreth levizjeve te te ndjerit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›