Kercenoi publikisht me flijim, Cakrri dergohet ne Shenkoll
TIRANE - Petrit Cakrri, pas kercenimeve te bera publike permes medias dy dite me pare, se do te kryente veteflijim ne rast se nuk lirohej nga qelia, eshte transferuar dje ne burgun e Shenkollit, Lezhe. Lajmi eshte bere i ditur nga burgu ne te cilen ai mbahej, pas arrestimit te tij. I denuari pas nje telefonate nga sektori i qelise se tij, kercenoi publikisht se duhet te lirohej nga burgu, pasi kishte mbaruar denimin. Pas deklarates se te denuarit, nga ana e Drejtorise se Burgut 302, nuk u mor asnje mase, pasi ishte planifikuar transferimi per ne burgun e Shenkollit.
Petrit Cakrri disa muaj me pare refuzoi kthimin e tij ne qeli ne mbarim te lejes peseditore, duke pretenduar se ai, e kishte shlyer denimin. Ai eshte denuar me 6 vjet burg per vjedhje dhe i ridenuar ne kushtet e burgut, me 6 vjet burg per mashtrimin e shokut te qelise. Pas arratisjes, ai u arrestua pese dite me pare ne nje lokal prane qendres se kryeqytetit. Ai ka qene duke pire kafe me nje mik te tijin, nderkohe qe i jane vene prangat nga blute e kryeqytetit, te cilet e kishin ate ne survejim. R.C