E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, Ne vend te homazheve, takim ne Shengjin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi dje turin e saj paraelektoral ne Shengjin. Para banoreve te zones, ajo kerkoi votat edhe per kater vite te tjera per mazhorancen, qe te vijoje projektet e saj te medha ne transformimin e Shqiperise. "Te hedhesh 11 milione euro ne Shengjin eshte dicka e jashtezakonshme edhe vete, 4 vite me perpara na dukej e veshtire, por ka nje gje te thjeshte, qe na ka udhehequr gjate kesaj periudhe. Po te duash vendin je i motivuar dhe realizon cdo gje, po te motivohesh vetem nga 20 perqindeshi, sic ben kryetari i bashkise se Tiranes, natyrisht qe asgje nuk eshte e mundur", akuzoi Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›