Shqiptarët duan të emigrojnë. Kosovarët, optimistë për BE
Shqiptarët në Ballkan, si ata në Shqipëri dhe ata që mbipopullojnë Kosovën, e dëshirojnë më shumë se çdo vend tjetër integrimin dhe lëvizjen drejt Bashkimit Europian. Shqiptarët e Shqipërisë janë në krye të listës së të gjithë ballkanasve që do të donin të emigronin drejt Bashkimit Europian sapo të hapeshin kufijtë. Ky fakt del në një raport të fundit të "Gallup" për "Ballkan Monitor", i bazuar në sondazhe me një numër të madh qytetarësh në Ballkan për çështje të emigrimit.
Raporti i vitit 2009 konstaton se pikërisht ato vende që u lanë jashtë liberalizimit të vizave e duan më shumë hyrjen në BE, ndërsa vendet që fituan së fundmi nga ky proces janë të renditura më poshtë. Madje Kroacia, që aktualisht e ka në fuqi procesin e liberalizimit të vizave dhe është kandidati më i afërt për t‘u bërë anëtari i 28-të i Bashkimi Europian, është vendi i fundit që e dëshiron anëtarësimin në bllok.
Sipas raportit, një nga arsyet që lidhet me dëshirën e shqiptarëve për të emigruar është fakti se shumë shqiptarë mendojnë se gjendja në vend po bëhet më keq. Po sipas këtij raporti, 38 për qind mendojnë se po bëhet më mirë, 26 për qind se gjendja është njësoj dhe 35 për qind se gjithçka po shkon më keq. Gati një e katërta e qytetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni do të donin të iknin dhe pak prej tyre mund të ktheheshin sërish. Edhe pse, sipas raportit, në krahasim me vitet e tjera është ulur numri i ballkanasve që duan të emigrojnë, gjithsej numri i atyre që do të largoheshin nga vendi i tyre në rast se hapeshin menjëherë kufijtë është rreth 120 mijë, shumica nga Shqipëria dhe Maqedonia. Kosovarët e duan më shumë afrimin me Bashkimin Europian, por nuk duan të emigrojnë dhe janë më optimistët për zhvillimet në vendin e tyre, të bindur se gjithçka do bëhet më mirë. Shqiptarët kanë numrin më të madh të familjarëve jashtë vendit në vende si Greqi, Itali e Gjermani. 44 për qind e shqiptarëve kanë familjarë në emigrim prej nga marrin dhe të ardhura për të jetuar. Megjithatë, për sa i përket nivelit të të ardhurave, Shqipëria është në vend të dytë dhe të ardhurat më të mëdha nga emigrantët hyjnë në Kosovë.
Të pyetur se në ç‘pikë ballkanasit do të donin ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, shqiptarët janë në krye të listës, përgjigjen se "do të donin vetëm liberalizim vizash", diçka që nuk e përfituan dot në fazën e parë të këtij procesi për Ballkanin. Raporti thotë se situata në Ballkan është qetësuar, por lëvizja e lirë do i ndihmonte qytetarët e rajonit të jetojnë në paqe.