Pasaportat, dilema e serbëve të Kosovës
Serbët e Kosovës, sikurse duket qartë, të paktën në rastin e udhëtimit të tyre jashtë shtetit, janë kapur në një kurth, ku ata nuk i ka futur askush tjetër veç Beogradit, që i ka detyruar në mënyra të ndryshme të mos njohin shtetin e ri të pavarur të Republikës së Kosovës dhe dokumentet e tij, pa të cilët asnjë shtet perëndimor që e ka njohur atë (Kosovën), madje edhe ata që nuk e kanë njohur ende, nuk i qasin as te portat e ambasadave të tyre.
Kështu, sikurse shkruante këto ditë media serbe, të gjithë atyre serbëve me qëndrim ose banim në Kosovë, që gjatë 15 ditëve të fundit kanë kërkuar viza për të dalë jashtë shtetit në ambasadat e huaja në Beograd, sidomos në ato të shteteve perëndimore, u është thënë se vizat mund t‘i marrin vetëm në përfaqësitë konsullore të vendeve përkatëse, të akredituara në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Por kjo është gjysma e së keqes, pasi gjysma tjetër e së keqes shfaqet kur ata paraqiten për vizë në këto përfaqësi në Prishtinë dhe atyre u thuhet se viza mund t‘u jepet të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, por të pajisur me pasaporta të shtetit të ri të Kosovës, të cilat serbët e kësaj të fundit nuk i kanë, pasi nuk kanë pranuar t‘i marrin, sepse nuk e njohin ende Kosovën si shtet, megjithëse banojnë aty. Madje kështu ka vepruar me qytetarët serbë të Kosovës edhe ambasada e Greqisë (nuk e ka njohur ende Kosovën e pavarur) në Beograd që u rekomandoi atyre të shkonin t‘i merrnin vizat në përfaqësinë konsullore greke të Prishtinës, e cila, gjithashtu, sikurse edhe përfaqësitë konsullore të vendeve të tjera të akredituara në kryeqytetin e Kosovës, u kërkoi pasaportat e shtetit të ri të Kosovës. Megjithatë, ambasada e Greqisë në Beograd, pas reagimit të ashpër të opinionit publik dhe të medias serbe se përse serbët e Kosovës dërgohen për vizë në Prishtinë, kur ajo mund t‘u jepet atyre në Beograd, dha shpjegimin e saj, që shumë serbëve iu duk i dyshimtë, se kjo bëhej për shkak të afërsisë gjeografike, ashtu sikurse banorët e pjesës jugore të Serbisë dërgohen ta marrin vizën në konsullatën greke në Nish.
"Fillimisht shkova në ambasadën greke në Beograd që të merrja vizë, pasi kisha planifikuar t‘i kalojë pushimet verore në Greqi. Me shumë mirësjellje ma refuzuan vizën, duke më bërë të ditur se vizën greke mund të shkoja ta merrja në përfaqësinë konsullore greke në Prishtinë. Të nesërmen shkova me taksi nga Mitrovica për në Prishtinë. Përsëri në konsullatën greke në Prishtinë u treguan shumë të mirësjellshëm, duke më shpjeguar se vizën greke mund ta merrja vetëm në rast se zotëroja pasaportën e shtetit të pavarur shqiptar të Kosovës. Nuk ndihmuan as shpjegimet dhe arsyetimet e mia se përse veprohej kështu, kur Greqia nuk e ka njohur Kosovën e pavarur, se ne, serbët nga Kosova, jemi qytetarë të Serbisë dhe se këtë situatë e pranon edhe Rezoluta zyrtare 1244 e Kombeve të Bashkuara. Të gjitha ato që thashë unë, nuk pinë ujë dhe ishte e qartë se unë dhe familja ime kurrë nuk do të shkojmë për pushime verore në Greqi me pasaporta të shtetit të pavarur të Kosovës". Sa më sipër ishin fjalët e serbit nga pjesa veriore e Mitrovicës, Zharko Tomiç, i cituar këto ditë nga gazetat serbe të përditshme "Kurir" dhe "Gllas javnosti". Edhe shumë serbë të tjerë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, sikurse vënë në dukje dy gazetat e lartpërmendura të Beogradit, u ishin ankuar këtyre të fundit se ambasadat e Italisë, Francës dhe të Gjermanisë u kishin bërë të ditur atyre se do të mund t‘ua jepnin vizën vetëm në rast se zotëronin pasaporta të shtetit të ri të pavarur të Kosovës.
Profesori për sistemet politike në universitetin serb të ngritur në pjesën veriore të Mitrovicës, Branko Filipoviç, të gjitha shigjetat e kritikës lidhur me situatën përkatëse të krijuar për serbët e Kosovës, ia drejton qeverisë serbe, e cila, sipas tij, gradualisht po heq dorë prej tyre. "Në qoftë se serbët nga Kosmeti dhe ata nga Serbia kanë pasaporta të njëjta, përse atëherë serbët nga Kosova konsiderohen qytetarë të kategorisë së dytë dhe nuk mund t‘i marrin vizat për jashtë vendit në Beograd. Shteti serb duhet të ndikojë që serbët nga Kosova duhet të jenë të barabartë me të gjithë serbët e tjerë, sepse, përndryshe, duke ndjekur një politikë të tillë, Beogradi po i detyron serbët e Kosovës të njohin të ashtuquajturin shtet të pavarur të Kosovës", thotë profesori Branko Filipoviç, të cilit, në fakt, nuk i duhet ngrënë haku, pasi profecia e tij, në rast se do e quanim të tillë, po realizohet gradualisht në praktikë. Praktika dhe jeta e përditshme po i detyron një numër në rritje serbësh të Kosovës që të marrin dokumentet e identitetit dhe pasaportat e shtetit të ri të Kosovës, duke e zgjidhur kështu dilemën shekspiriane jo ashtu sikurse do të donte Beogradi zyrtar. Gazeta serbe "Glas Javnosti" vinte në dukje këto ditë se, për shkak të bizneseve private, veprimtarive dhe angazhimeve të ndryshme tregtare që u kërkojnë t‘i regjistrojnë firmat e tyre në Prishtinë, deri tani, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit të kaluar, më shumë se 600 serbë të Kosovës kanë nxjerrë dokumente identiteti të shtetit të ri të Kosovës. Shërbimi policor i Kosovës, nga ana e tij, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe rreth 100 serbë kanë nxjerrë pasaportat e shtetit të ri të republikës. Në fakt, numri duket i vogël, por rëndësi ka që ai është në rritje, duke treguar se arsyeja dhe realizmi po mbizotërojnë mbi nacionalizmin dhe dogmatizmin.