Alban Skënderaj flet nga pista e Formula 1
Është një djalë që ëndërron dhe guxon Alban Skënderaj. Një këngëtar që e kërkon me ngulm suksesin, që vrapon të përmirësojë veten, të kërkojë suksesin e të kalojë kufijtë. Të parën shenjë na e dha para pak kohësh me realizimin e albumit të fundit "Melody", për të cilin punoi në Gjermani. E nga ky vend na mbërrijnë akoma lajme të mira prej këngëtarit shqiptar. Alban Skënderaj është protagonist i njërës prej pistave më të famshme, sidomos të garave të Formula 1 në Gjermani. Ka ëndërruar dhe e ka kthyer ëndrrën në realitet. Nuk ka provuar vetëm të ngasë një nga ato makinat e famshme, të shpejta e sportive, por mbi të gjitha ka kënduar aty. "This is your day", ("Kjo është dita jote") është kënga që Albani e ka interpretuar për të reklamuar rinovimin e pistës më të famshme Gjermane, Nurburgring, e cila pritet të hapet zyrtarisht në mesin e muajit gusht. "U gjenda në vendin e duhur në momentin e duhur", thotë këngëtari, duke shpjeguar më tej se organizatorët, të cilët po përgatiteshin për fushatën promocionale të rinovimit të pistës ishin në kërkim të një këngëtari rok, i cili të sillte më së miri kolonën zanore të kësaj fushate. U zgjodh Albani. "This is your day" do të shoqërojë reklamën e pistës Nurburgring, e cila do të shfaqet në stacionet televizive më të rëndësishme Gjermane si RTL, PRO7, VOX, ZDF etj. Kënga, ndërkaq, shoqërohet edhe me një klip personal, që do të shfaqet në dy prej stacioneve muzikore më të rëndësishme, MTV dhe VIVA. "This is your day", Alban feat The Ring, është menduar të shpërndahet jo vetëm në Gjermani, por edhe në Zvicër e Austri. Të gjitha të dhënat, por edhe këngën e shoqëruar nga videoklipi përkatës, dashamirësit e këngëtarit Alban Skënderaj kanë mundësi ta shohin në websitin online të projektit www.alban-feat-the-ring.de, ndërsa informacionet shtesë për këngëtarin në websitin personal www.albanskenderaj.com.
Alban, duket se angazhimet tuaja në muzikë janë ngaherë e më kërkuese. Sapo keni përfunduar regjistrimet e një kënge në Gjermani. A mund të tregoni pak më shumë për të?
Po mundohem të jap një përmbajtje të shkurtër të projektit.
Është një pistë shumë e famshme në Gjermani që quhet Nurburgring.
Aty garon çdo vit Formula 1, por jo vetëm. Pjesë e kësaj piste bëhen edhe shumë kategori garash me makina, motorë etj. Kjo pistë është edhe private, ku njerëzit mund të shkojnë e të argëtohen, si dhe të provojnë gjithçka, duke nisur nga sportet më ekstreme (gara me makina, motorë, aeroplanë, helikopterë, biçikleta. Aty ka arena të mëdha që u përkasin sporteve të tjera, siç është boksi, ndërsa nuk mungojnë hotelet, lokalet e diskotekat). Kjo pistë, tani kohët e fundit sapo është rinovuar, e për këtë arsye shumë shpejt do të fillojë një fushatë promocionale shumë e madhe, nëpër radio e televizione të rëndësishme në Gjermani, siç janë RTL, PRO7, VOX, ZDF etj. Reklama televizive do të jetë tepër e kushtueshme. Për këtë arsye, organizatorët ishin në kërkim të një këngëtari rok, i cili të interpretonte kolonën zanore të fushatës promocionale. Unë, duke u gjendur në momentin dhe vendin e duhur, e sigurisht edhe falë mbështetjes së vazhdueshme të shoqes sime Miriamit, u zgjodha për ta kënduar këtë singëll. Vetëm pak javë më parë në këtë pistë u xhirua edhe reklama për të cilën po flasim, gjithashtu në të njëjtën ditë dhe vend u xhirua edhe klipi personal i këngës sime. Kënga do të shpërndahet në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
Si titullohet ajo? Cila është përmbajtja e tekstit? Më flisni pak më shumë për këngën, bashkëpunëtorët...
Kënga titullohet "This is your day", Alban feat The Ring. Ajo flet pikërisht për ditën më të rëndësishme të jetës. Ajo ditë që të jepet vetëm një herë në jetë e nuk duhet ta lësh të të ikë nga duart; është dita kur ëndrrat e tua mund të bëhen realitet. "This is your day" është një këngë tipike rok dhe me një përmbajtje shumë pozitive, siç edhe i duhej këtij projekti. Bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj kënge janë të shumtë. Është producenti, agjencia menaxhuese, shtëpia diskografike dhe vetë kompania gjigante e kësaj piste. Një staf shumë i madh, por tepër i mirë. Është një eksperiencë e paharrueshme.
Këndoni në gjermanisht? Nëse po, si ndiheni me këtë gjuhë? (Ne ju kemi dëgjuar të interpretoni në italisht e anglisht më parë).
Kjo ishte dilema e madhe fillimisht. A do ta këndoja në anglisht apo gjermanisht? Pastaj u vendos që ta këndoja në anglisht, duke qenë se është një gjuhë më ndërkombëtare dhe melodike. Por nuk përjashtohet fakti të bëjmë diçka edhe gjermanisht në album.
Kënga është realizuar për të promovuar një nga pistat më të njohura në Gjermani, sidomos për garat e Formula 1. Është emocionues për ju ky fakt?
Shumë emocione, vërtet. Një eksperiencë e jashtëzakonshme. Mua m‘u dha mundësia të hipi në një nga makinat e garave, të hipi në helikopter... provova shumë eksperienca të reja që nuk i kisha ndier kurrë më parë dhe që të gjitha ishin fantastike.
Ju thatë se nis një fushatë e madhe publicitare me rastin e rinovimit të kësaj piste. Zëri juaj do të dëgjohet ngado nëpër Gjermani. Është ky një promovim i mirë edhe për ju si këngëtar?
Ky është një shans shumë i madh që më jepet. Kështu, mund të hapen edhe mjaft dyer të tjera. Por mendoj se është një ogur i mirë edhe për shumë artistë të tjerë shqiptarë, të cilët prej eksperiencës sime mund të marrin kurajë dhe të vazhdojnë të ecin përpara. Ndërkaq, them se është një eksperiencë me vlerë dhe tepër e bukur edhe për imazhin e artit shqiptar kudo në botë. Gjithsesi dua të vazhdoj të jem me këmbë në tokë tani për tani.
Ndoshta kënga nuk është realizuar për t‘iu drejtuar publikut shqiptar, megjithatë e prisni edhe një vlerësim prej tij?
Patjetër. Prandaj edhe po flas nëpërmjet kësaj interviste. Kënga del shumë shpejt dhe pa mbështetjen e fansave shqiptarë nuk mendoj se do mund të ketë suksesin që meriton ky projekt. Publiku shqiptar është shumë i rëndësishëm për mua. Pa atë do të ndihesha vetëm te ky projekt dhe shumë i pasigurt.
Ndërkaq, keni realizuar edhe një videoklip. Çfarë mund të tregoni më shumë për të?
Është një klip shumë më ndryshe nga ato që unë kam bërë zakonisht. Standardi dhe cilësia e tij është shumë e lartë. Klipi është xhiruar në të njëjtën pistë. Ai është një videoklip shumë sportiv. Është vërtet mjaft interesant, por nuk po zbuloj më shumë... Le ta lëmë pak surprizë për publikun.
Por si është konceptuar ai?
Klipi është ndërtuar mbi ato që kënga flet. Është një ëndërr e cila përjetohet nga unë dhe që bëhet realitet në këtë pistë.
Pritet që stacionet më të mëdha muzikore, siç janë MTV dhe VIVA të promovojnë këngën tuaj. E shihni këtë si një arritje në karrierën tuaj muzikore?
Tepër. Është një gjë që akoma nuk po arrij ta besoj plotësisht. Është shumë e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për një artist shqiptar, për ne kjo ka qenë pothuajse e pamundur.
Si mendoni se do të pritet ajo?
Këngën e kanë pritur shumë mirë, por siç thashë më parë, me mbështetjen e publikut shqiptar, ajo mund të arrijë pika edhe më të larta.
Ashtu si edhe albumi juaj "Melody", edhe kjo këngë është realizuar në Gjermani. Si ndiheni me bashkëpunimet që keni realizuar në këtë vend?
Kam gati dy vjet që jetoj paralelisht aty me shoqen time Miriam. Fillimisht nuk ka qenë e lehtë të ambientohesha, por me ndihmën e Miriamit kam arritur në një pikë që jam integruar pothuajse plotësisht. Nga ana profesionale pastaj ka qenë një marrëdhënie perfekte; kjo ndodhi që kur nisa të punoj për albumin tim. Në Gjermani ka muzikantë shumë të talentuar dhe mbi të gjitha me një mentalitet shumë të hapur.