E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, jo regjim vizash për shqiptarët

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, ka hedhur poshtë zërat se pas 1 janarit të vitit të ardhshëm Maqedonia do të aplikojë viza për shtetasit shqiptarë, për shkak të liberalizimit të vizave me BE-në. "Ne kemi një marrëveshje aktuale të heqjes së vizave midis dy vendeve tona, e cila është në fuqi dhe ajo nuk preket nga liberalizimi i vizave që ka përfituar Maqedonia, për më tepër që dy vendet tona kanë një stacion të përbashkët, Bashkimin Europian", tha ambasadori Çeku për agjencinë maqedonase INA. Sipas tij, Shqipëria shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave në muajt në vazhdim. Këto deklarata ambasadori shqiptar, Arben Çejku, i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi. Ambasadori shqiptar përjashtoi mundësinë e regjimit të vizave edhe për Kosovën. Sipas tij, vendosja e vizave mund të ndodhte nëse Maqedonia është vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›