“Presidenti”, Luan Rama: Meta kandidat potencial
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e përjashton mundësinë që kreu i saj Ilir Meta, të jetë një kandidat për postin e presidentit të vendit.
Në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha se Meta mund të jetë një kandidat konsesual për të drejtuar presidencën.
“Ne do të vijojmë të respektojmë dhe të jemi korrekt me përmbushjen e paktit bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Pse jo, ligji, Kushtetuta, parashikon të drejtën dhe kriteret kush mund të kandidojë për të qënë kryetar i shtetit. Nga kjo pikëpamje LSI, nuk e përjashton veten nga e drejta që të kontribuojë me të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e veta në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të presidentit të Republikës”,- deklaroi Luan Rama.
(el.me/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: “Presidenti”, Luan Rama: Meta kandidat potencial