E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Renovës shpallen kampionë

Maqedoni

Për herë të dytë në historinë e kampionatit të futbollit të Maqedonisë një ekip shqiptar fiton titullin kampion. Bëhet fjalë për Renovën, skuadrën e fshatit Xhepçishtë, në afërsi të Tetovës, e cila ka siguruar trofeun prestigjioz në futbollin maqedonas, pasi pas javës së 26-të dhe të fundit të këtij sezoni, renditej e para në kuotën e 55 pikëve, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt, Rabotniçki. Në kampionatin e sapombyllur të vendit fqinq, përveç Renovës, ka marrë pjesë edhe ekipi tjetër shqiptar, Fk Milano. Kjo është hera e dytë që një ekipi shqiptar fiton kampionatin maqedonas të futbollit. Më parë, në 2005 titulli u fitua nga Bashkimi i Kumanovës. Ky trofe i jep mundësinë Renovës të marrë pjesë në Champions League, duke u bërë kështu ekipi i dytë i shqiptarëve që luan në këtë kompeticion bashkë me Dinamon, kampione të Shqipërisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›