E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret e kujtojnë kardinalin Laghi si një mik të Shqipërisë e të Nënë Terezës

Selia e Shenjtë dhe Kisha Katolike shqiptare vajtuan humbjen e Kardinalit Pio Laghi

U nda nga jeta ne spitalin e Romes  “San Carlo di Nancy” Shkelqesia e tij, Kardianali Pio Laghi, i cili ndërroi jetë me 11 Janar 2009, në moshën 86 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. I lindur në Castiglione (Forli) më 21 maj, 1922, Pio Laghi u shugurua prift më 20 prill 1946. Në 1942 u diplomua për teologji dhe në 1950 mbaroi Të Drejtën Kanonike në universitetin Pontifik të Lateranenses. Kur ishte student në akademinë kishtare, në mars 1952 hyri si diplomat në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë. Ka shërbyer në nunciaturën e Nikaraguas, Uashingtonit, Delhit dhe Jeruzalemit. Ai ka qenë nunc apostolik në Argjentinë nga 1974 deri 1980. Më pas u bë delegat apostolik dhe nga 1984 pas fillimit të marrëdhënieve zyrtare midis Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë së Uashingtonit, u bë pronunc apostolik. Nga 1990 deri 1999, ishte prefekt i Kongregacionit për edukimin katolik.
Kardinali Laghi ka qenë në 2001 i dërguar special në Izrael dhe pranë Autoritetit Palestinez, për të përçuar Mesazhin e Papës, me qëllim inkurajimin e palëve për një armëpushim dhe për fillimin e dialogut. Në 2003, në momentin e luftës në Irak, u dërgua nga Papa Giovanni Paolo II në Uashington për t’i paraqitur Presidentit Bush qëndrimin dhe nismat e ndërmarra nga Selia e Shenjtë për të kontribuar drejt çarmatimit dhe paqes në Lindjen e Mesme.
I bere Kardinal ne 1991, ne 8 maj 1993 u emerua nga Papa Giovanni Paolo II Kardinali Patronus, ose perfaqesuesi prane Urdherit te Maltes. Kardinali Patronus ka per detyre te promovoje interesat shpirterore te Urdherit dhe te anetareve te tij dhe raportet ndermejt Selise se Shenjte dhe vete Urdherit.
Ndër impenjimet më të rëndësishmet kujtohen nderimet e Gran Maestros Bertie, betimin e Gran Maestros Festing, vizitat zyrtare të Presidentit të Shqipërisë z. Bamir Topi dhe të Presidentit të Rumanisë z.Basesku. Anëtarët e Urdhrit të Maltës e kujtojnë veçanërisht për pjesëmarrjen e pamunguar në pelegrinazhe vjetore në Lourdes dhe Loreto dhe ato të jashtëzakonshmet në Tokën e Shenjtë.“Urdheri i Maltes humbet nje nga anetaret e tij me te devotshem, pervec se nje udheheqesi te larte moral dhe shpirtëror”, ka deklaruar Mesuesi i Madh, Matthew Festing, qe i ka bere vizite Kardinalit Laghi ne spital per here te fundit ne jeten e tij.
Funerali u zhvillua të martën date 13,në orën 11:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit nga dekani i kolegjit, Kardinali Angelo Sodano, dhe në nderimin liturgjik mori pjesë edhe Papa Benedikti XVI. Shërbëtor i Krishtit dhe i Selisë së Shenjtë, që shkriu gjithë jetën për dialogun e paqen ndërmjet popujve”.- kështu e përshkroi Papa figurën e Kardinalit Pio Lagi,duke u ndalur tek shërbimi i tij dipolmatik, të cilin e filloi në vitin 1952, shërbim që e çoi në të katër anët e botës: nga Nikaragua, në Indi; nga Toka e Shenjtë në Argjentinë e në SHBA.
Kardinal Pio Laghi mik i Shqiperise
Sikurse Papa Gjon Pali II, ashtu edhe Kardinali Pio Laghi ishte nje mik i dashur e i madh i Nënës Terezës."Nëna Tereza ishte vetëm një medituese e cila donte t'i afronte njerëzit më afër Zotit dhe Jezu Krishtit.Më duhet të them se mrekullia më e rëndësishme e Nënës Terezë ishte jeta e saj. Nuk ishte e nevojshme mrekullia që të vërtetonte se ajo ishte e shenjte. Kjo është e tëra." - thoshte Kardinal Laghi per Nene Terezen. Prej dashurise qe ndjente per te ai ushqeu nje ndjenje plot dashuri edhe per Shqiperine dhe popullin shqiptar.
Kardinal Pio Laghi e vizitoi shpesh here Shqiperine ku per here te pare ai u prit zyrtarisht e me mjaft respekt nga Presidenti i pare i Republikes se Shqiperise demokratike z.Sali Berisha.Mbas ketij takimi i cili hodhi hapin drejt miqesise, vijoi nje bashkpunim mjaft i ngushte per realizimin e deshires se Nene Terezes per hapjen e nje spitali per popullin shqiptar. Personalitetet e larta te shtetit Shqiptar i dhane fjalen Kardinalit Laghi-t se do ta ndihmojne ne ndertimin e projektit të një kompleksi spitalor si dhe ne krijimin e një Universiteti Katolik me Fakultet Mjekësie, te quajtur “Zonja e Këshillit të Mirë”. Endrra e tij dhe e Nene Terezes u be realitet.
Kardinal Pio Laghi u takua me te gjithe personalitetet shqiptare si Mejdani, Moisiu, Nano e deri tek Presidenti Topi. Por ai asnjehere nuk u lodh se ndihmuari Shqiperine. Sa here qe e kam ftuar gjate kohes kur kam qene ambasador ne Vatikan, Kardinal Laghi celebronte meshe ne kujtim te Nene Terezes per shqiptaret me banim te perkohshem ne itali. Më 17 mars 2004, gjatë një ceremonie të organizuar në Sheshin Shën - Pjetër me një grup të ftuarish nga vende të ndryshme të botës, piktori i talentuar dhe i suksesshëm shqiptar me banim ne Itali Artan Shabani, u takua dhe i dhuroi Shenjtërisë së tij Papa Gjon Palit të i II-të, portretin e Nënë Terezës. Në këtë takim të paharruar artisti shqiptar shoqërohej nga Kardinali Pio Laghi. Ky pra ishte Kardinal Laghi i thjeshte e i pa lodhur dhe si i tille do te mbetet kurdohere ne mendjen dhe zemren e shqiptareve.
Nga Zef Bushati ish ambasador i Shqiperise ne Vatikan

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›