Shqiptarët jetimë të Maqedonisë
Në orët e para të datës 1 qershor, pikërisht porsa kishte filluar procesi zgjedhor në Maqedoni, në fshatin Haraçinë, policia maqedonase, (sipas të dhënave të BDI-së, ishin posaçërisht trupat "Alfa"), vranë me armë zjarri shqiptarin Naser Ajvazi. 40-vjeçari, me banim në fshatin e madh që ndodhet ndërmjet Kumanovës dhe Shkupit (jetojnë rreth 11 mijë shqiptarë), vdiq pa mbërritur ende në klinikën më të afërt shëndetësore. Gjatë orëve të paradites së 1 qershorit, thuajse në të gjitha zonat ku banojnë shqiptarët, u plagosën me armë zjarri një numër i konsiderueshëm shtetasish maqedonas me kombësi shqiptare. Duke përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, që ndodhet në njësinë administrative "Çair". Kronika dramatike e datës së zgjedhjeve, që përgjaku rëndë shqiptarët, në Tiranë u pasua me një deklaratë zyrtare të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili ka dënuar ashpër dhunën dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të distancohen nga këto akte të rënda. Deklaratë, e cila u shpërnda për publikun në orët e mesditës. Më vonë, gjatë zhvillimeve të gjithë ditës zgjedhore në Maqedoni, ku edhe pse më të vogla, vinin lajme dramatike, nga Tirana zyrtare nuk pati kurrfarë deklarate. Një ditë më vonë, Kryeministri Berisha, pasi ka dënuar dhunën, theksoi se "në këto zgjedhje ka pasur disa incidente, të cilat kanë krijuar tensione dhe frikë që nuk shkojnë në frymën e zhvillimit normal të zgjedhjeve". Kryeministri shqiptar bëri të ditur se kishte telefonuar dy liderët shqiptarë në Maqedoni, pikërisht Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Por, asnjë fjalë më tepër për vrasjen e Naser Ajvazit, 40-vjeçarit nga Haraçina. Të nesërmen e zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim, simpatizant i së cilës ishte edhe i ndjeri, e cilësoi vrasjen e tij si një krim të pastër nga policia maqedonase.
Pikërisht dy ditë pas zgjedhjeve, Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një intervistë për "Top Show", jo vetëm që nuk pranoi asnjë përgjegjësi për vrasjen e një qytetari shqiptar, por me një arrogancë politike fajësoi vetëm shqiptarët. Ish-boksieri i arsimuar për financë dhe që erdhi në pushtet duke bërë një fushatë nacionaliste maqedonase të zjarrtë, deklaroi tekstualisht se: "Bëra ç‘ishte e mundur t‘i ndaloja incidentet, por kur dy palë vendosin të hyjnë në konflikt, ndonjëherë ti nuk mund t‘i ndalosh ato. Është tjetër gjë sesi do të reagojmë, si do ndëshkojmë fajtorët. Unë nuk kam faje. Fakti është se dy partitë kryesore politike shqiptare i bënë dëmet më të mëdha. Ky është dëmi më i madh që i bënë ata shtetit"...
Duke folur me gjuhën e një drejtori të një shkolle riedukimi, 38- vjeçari Nikolla Gruevski i ka trajtuar partitë politike shqiptare si "djem të këqij", të cilët paskan dëmtuar rëndë imazhin e shtetit të tij. Më pas, gjatë intervistës, pikërisht duke përfituar edhe nga heshtja e pakuptimtë e Tiranës zyrtare, Kryeministri nacionalist ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka qenë ajo fajtore për mosavancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Duke dalë në një sulm frontal, Gruevski, jo vetëm që nuk e cilëson përgjegjësi të tij lojën me vendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë, por thekson se Tirana zyrtare nuk e ka pranuar hapjen e një pike kufitare në zonën e Gollobordës, duke e vënë veten në një pararojë të luajalitetit në lidhje me marrëdhëniet ndërshtetërore. Dhe kur? Pikërisht atëherë kur kreu i qeverisë së Shkupit është në një deficensë tejet të pabarabartë në realizimin e të drejtave themelore të shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Por, edhe pas kësaj interviste, Tirana zyrtare heshti. Ndërkaq, komuniteti ndërkombëtar ka goditur fuqishëm qeverinë e Shkupit, duke e fajësuar direkt për incidentet e ndodhura në ditën e zgjedhjeve. Me një reaksion zinxhir: Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, kanë dënuar incidentet dhe kanë theksuar se këto ngjarje të rënda do të kenë pasoja serioze në hapat e mëtejshëm të Maqedonisë në integrimin në NATO dhe BE. Shkupi është vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ende nuk e ka marrë ftesën për t‘u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut Verior. Ndërkaq, ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Xhilian Millovanoviç, ka shkuar edhe më tej në deklaratën e komunitetit ndërkombëtar, që fajësojnë qeverinë e Nikolla Gruevskit. Diplomatja amerikane theksoi dje se "Maqedonia duhet të përmirësojë imazhin e saj dhe duhet të ketë rivotime në shumë vendvotime ku kishte parregullsi", pasi që, sipas saj, më 1 qershor janë vjedhur votat e dhjetëra mijëra qytetarëve. "Rivotimi duhet bërë pa kërcënime e pa gënjeshtra". Zonja Millovanoviç edhe njëherë ka përsëritur se përgjegjësia për parregullsitë bie mbi qeverinë e jo mbi një pjesë të popullatës që jeton në këtë vend. "Njerëzit nuk mund të shëtisin dhe të kërcënohen dhe në të njëjtën kohë qeveria të mos jetë përgjegjëse", deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Shkup. Ndërsa Tirana zyrtare vazhdon të heshtë dhe t‘i lërë bashkëkombësit e saj në Maqedoni jetimë. Ndërkohë që e ka obligim kushtetues, përveçse kombëtar, të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Shembujt janë shumë afër. Mjafton të kujtojmë Athinën zyrtare, në qëndrimin e saj gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, e posaçërisht në Himarë. Ndërkohë që në Haraçinë, policia maqedonase vrau një shqiptar, rast për të cilin ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Xhilian Millovanoviç, drejtoi gishtin te policia maqedonase, për të cilën theksoi: "Ka edhe nga ata policë që kanë qenë të njëanshëm dhe të paaftë për të kryer detyrën. Kjo është diçka që duhet të ndërpritet. Shumë është e rëndësishme që të ndërpriten aktivitetet e aktivistëve që janë të lidhur me partitë politike". Por, Tirana zyrtare, vazhdon të heshtë dhe Nikolla Gruevski fajëson shqiptarët, të cilët, sipas tij, turpëruan shtetin...!