Anglia, jashtë Evropianit. Dëm prej 2 miliardë eurosh
Budallai me çadër (The wally with the brolly) na ka kushtuar 1.65 miliardë sterlina (mbi 2 miliardë euro). Në këtë mënyrë, e përditshmja "Daily Star" përshëndet Evropianin që starton sot, duke bërë llogaritë e dëmit financiar të Anglisë. "Tre Luanët" nuk arritën të kualifikoheshin për evenimentin kontinental (edhe) për faj të personazhit më të urryer në ishull: Stiv MekLaren, ish-trajnerit të kombëtares. Për ironi të fatit, në pritje të emërimit në krye të ndonjë skuadre, MekLaren do të jetë i pranishëm në Euro 2008, si komentator i "Radio Five", ku do të paguhet 5000 sterlina (afro 6200 euro), ndërkohë që pjesa tjetër e kombit mbeti "duarbosh".
DËMI - Hetimi i tabloidit fillon nga shitësit e materialeve sportive (ku mijëra fanella të kombëtares angleze nuk janë shitur), te dyqanet e pajisjeve elektro-shtëpiake (që gjatë Botërorit 2006 shisnin një televizor çdo 1 minutë), për të vazhduar më tej te "pub"-et dhe kompanitë ajrore, pa harruar edhe humbjet e Federatës Angleze të Futbollit (FA), që për të "hequr qafe" zotërinë me çadër u detyrua të paguante 2.5 milionë sterlina (3.1 milionë euro). Dëm të konsiderueshëm ekonomik kanë pësuar edhe kompanitë e basteve (në Angli veprojnë disa prej kompanive më të mëdha në botë).
MË PAK SHPËRQENDRIM - Në mes të gjithë këtyre të këqijave vjen edhe një lajm i mirë: sipas analistëve, interesimi i pakët që anglezët do të tregojnë për Euro 2008 mund të përkthehet në aftësi prodhuese më të madhe të të punësuarve. Ata nuk do të qëndrojnë në shtëpi për të ndjekur ndeshjet (siç ka ndodhur gjatë Kupës së Botës në Gjermani, ku justifikimet e përdorura ishin nga më absurdet) dhe nuk do të humbasin kohë në internet, në kërkim të lajmeve për skuadrën e zemrës.
LISTA - Gazeta ka përpiluar edhe një listë të detajuar me bizneset që kanë regjistruar humbje dhe shifrat e përafërta që mungojnë në arkat e tyre. Dyqanet e artikujve sportivë: 300 milionë sterlina (376 milionë euro), të cilave u shtohen edhe 50 milionë sterlina (62.7 milionë euro) të humbura nga kompanitë që prodhojnë uniforma të skuadrave. Supermerkatot humbasin 250 milionë sterlina (313 milionë euro), pasi tifozët nuk do të konsumojnë shumë birra dhe produkte të paketuara si bënin gjatë Botërorit. Dyqanet me pajisje elektro-shtëpiake: 200 milionë sterlina (250 milionë euro), shkak mosshitja e televizorëve, DVD-ve dhe impianteve audio-video. Dyqane të ndryshme: 300 milionë sterlina humbje (376 milionë euro), pasi pa futboll duket se anglezët nuk shpenzojnë shumë. Pub-et: 125 milionë sterlina (156 milionë euro). Pa ndeshje për t‘u ndjekur në lokale me miqtë, konsumi i birrave dhe pijeve alkoolike në përgjithësi bie në mënyrë drastike. Kompanitë e basteve: 250 milionë sterlina (313 milionë euro), pasi bastet e futbollit janë ato që sigurojnë fitimet më të mëdha. Reklamat në televizione: 50 milionë sterlina (62.7 milionë euro). Bllokim nga mungesa e Anglisë në Evropian ka pësuar edhe ekonomia: kompanitë ajrore humbën 25 milionë sterlina (31.3 milionë euro), kompanitë telefonike 30 milionë sterlina (37.6 milionë euro), e në fund edhe Federata e Futbollit, e cila, përveç 2.5 milionë sterlinave (3.13 milionë eurove) të humbura nga prishja e kontratës me MekLaren ka humbur edhe 20 milionë (25 milionë euro) nga biletat dhe përfitimet për pjesëmarrjen në Austri e Zvicër.