Aksident i rëndë në Vlorë, humbasin jetën bashkëshortët
Share
Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Fushë- Dukat të Vlorës. Viktimat janë bashkëshortët Sulo dhe Mino Liko. Ngjarja ndodhi në mëngjes kur makina me targa VL 6408 C doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e aksidentit u plagos edhe drejtuesi i mjetit, Hazis Gjoni. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se shkak i aksidentit kanë qenë shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë.