E Diel, 1 Nëntor 2026

PD qorton Ramen: Ne vend te faljes Cekes, po fyen mbare shqiptaret

Partia Demokratike e cilesoi te padenje reagimin e kryetarit te PS-se, Edi Rama, pas incidentit ne Vjene ku goditi diplomatin Egin Ceka. Deputeti i PD-se, Gerti Bogdani tha ne nje deklarate per mediat, se ne vend te ndjeses, Rama “goditi” per here te dyte diplomatin, duke propozuar qe data 24 prill te shpallet si data e shkuljes se veshit.

“Ne vend te faljes publike qe i kerkoi familja Ceka te bente zoti Rama ai ofroi te kunderten. Z. Rama nga Vlora ne nje akt cinik qe mund ta bejne vetem njerez te verbuar nga urrejtja njerezore apo te semure psikike qe mjekohen ne spitale psikiatrike shpalli ne Twitter daten 24 prill si diten e shkuljes se veshit, dhe ne te njejten kohe duke pritur me nje cinizem mavi, se sa do ishin njerezit qe do pelqenin propozimin e tij dhe te miqve te tij, qe u munduan ta mbulojne paturpesisht sulmin fizik qe kreu i opozites shqiptare beri publikisht ne zemer te Europes”, u shpreh Bogdani. Ai ju referua postimit ne Twitter te Kryetarit Rama, duke u shprehur se vet kryesocialisti pergenjeshtroi deklarata e bera me pare, ku thoshte se e nuk kish ndodhur asnje incident. Bogdani tha se me propozimin e bere per 24 prillin, Rama “pergenjeshtroi Edi Ramen e Tiranes te nje dite me pare lidhur me aktin e tij te ulet dhe cnjerezor te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar: shkuljen e veshit dhe flokeve, goditjen e diplomatit te ri shqiptar ne sallen e Akademise Politike ne Vjene duke diskretituar veten para opinionit publik shqiptar dhe diplomacise boterore qe ndodhet ne kryeqytetin Austriak, duke demtuar imazhin e Shqiperise ne bote”. Bogdani shoti se Rama ne menyre te cuditshme pohoi ate qe e kishte refuzuar dhe keshillat e miqve te tij. “Si nje i semure psikik apo i droguar me overdoze qe humbet kontrollin e vetes se tij, Z. Rama ne Tirane pas kthimit nga Vjena mohoi se ka perdorur dhunen fizike ndaj diplomatit shqiptar, perkundrazi ngjarjen e paraqiti si nje trillim qe nuk ka ndodhur. Ai vete personalisht, te zeze mbi te bardhe, ate qe kishte mohuar nje dite me pare ndonese te gjithe shqiptaret besonin, se ishte me e pakta qe ai kishte bere ne Vjene ne sallen e konferencave te Akademise Politike ndaj diplomatit Egin Ceka”, tha Bogdani. Ai shtoi se “me kete akt Edi Rama, jo thjesht goditi per here te dyte diplomatin dhe familjen e tij, por tentoi t’i shkulte veshet cdo qytetari te Republikes se Shqiperise, qe priste nga Rama nje sqarim apo nje falje publike”. Sipas Bogdani, postimi i kreut te PS-se ishte ofendues jo vetem per diplomatin, por edhe per gjithe shqiptaret.

Akuzat

“Ankthi humbjes e detyron te mos kontrolloje veten e tij ose te perdore doza qe bejne te humbase ekuilibrin psikik . Ankthi i humbjes e detyron ate te ofendoje cdo shqiptar qe kerkon t’i beje nje pyetje te thjeshte, cdo shqiptar qe e sheh ne sy. Dhe ai sa me shume afrohet 23 qershori, aq me shume njerez do godase dhe aq me shume veshe do te kerkoje te shkule barbarisht, e aq me shume do te vazhdoje te demtoje imazhin e Shqiperise, sic ka bere vazhdimisht”, tha dje Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›