Vetëvritet në qeli, 1 orë pas arrestimit
Autori i Lajmit: red.
Kishte vetëm 24 orë që ishte liruar nga burgu, por iu rikthye qelisë, e vetëm një orë me pas u gjet i vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 të ditës së djeshme, kur Gegë Gjoka është gjetur i vetëvarur në dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë së Lezhës. I ndjeri ishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme pas kallëzimit që bëri në polici e shoqja për ushtrim dhune brenda familjes. Bashkëshortja pretendoi se Gega po e kanoste me armë zjarri dhe ndihej e rrezikuar së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes. Një burrë i moshuar, i cili ishte ndaluar më se një herë për akuza të ndryshme, ka gjetur vdekjen dje herët në mëngjes, pasi u vetëvar me një çarçaf në paraburgimin e policisë.
Policia ka mbërritur dhe ka bërë shoqërimin e të dyshuarit nën akuzën paraprake të armëmbajtjes dhe kanosjes. Ajo sekuestroi si prova, një pushkë model 56 si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh. Vetëm pak orë pas shoqërimit, Gjokaj ka marrë një çarçaf dhe duke përfituar nga qetësia në dhomën e shoqërimit, ka bërë lakun dhe ka arritur të vetëflijohet, për t u zbuluar vetëm pas rreth një ore. Policia tha se i ndjeri ishte ndaluar edhe më parë, madje, për të njëjtën vepër penale, atë të kanosjes me armë, ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim duke bërë pjesën më të madhe të dënimit. Ndërkohë, në vitin 1997, ka qenë i dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale të vrasjes, pasi ka ekzekutuar me armë zjarri nipin e tij. Pardje, në orën 15.30, ai ishte liruar për të përfunduar në qeli sërish dje, por këtë herë, me një përfundim fatal.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008