Vendimi, 12 vjet burg për mashtruesen Albana Laze
24/04/2009 Albana Laze akuzoi implikoi edhe ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda
TIRANË- Gjykata jep vendimin për mashtruesen Albana Laze. 12 vjet burg për vjedhjen me anë të mashtrimit dhe 1 vit burg për mashtrimin që bëri duke implikuar edhe përfaqësues të drejtësisë. Ky është vendimi i gjykatës i dhënë dje nga gjyqtari Bujar Krasniqi. Në bashkim të dënimeve në bazë të neneit 55 , Albana Laze u dënua përfundimisht me 12 vjet burg. Vendimi ishte i njëjtë me atë që kërkoi organi i akuzës. Dje gjykata vendosi deklarimin fajtore dhe dënimin e së pandehurës Albana Laze me 12 vjet burg. Sipas gjykytës Albana Laze duhet të përgjigjet edhe për mashtrimin që bëri duke futur në rrjetin e saj edhe disa prokurorë e gjyqtarë. Ndërsa gjykata nuk ka lanë pa përmendur edhe faktin se gjatë gjithë kohës e pandehura ka qenë mjaft e qetë duke dhënë deklarata kontradiktore me venten e saj. Gjykata nuk mori parasysh në vendimin e djeshëm deklaratat e Lazes e cila tha se paratë ia ka dhënë të mbështjella me gazetë prokurroit Adnand Kosova. Për gjykatën të gjitha deklaratat e dhëna nga Laze nuk kanë patur në thelb të vërtetën. Kështu Bujar krasniqi e ka cilësuar Lazen mashtruese jo në pak raste. Për akuzën e pandehura është fajtore, pasi me anë të mashtrimit ka arritur të marrë nga disa persona shumën prej 150.000 eurove duke i premtuar se do t’i lironte nga burgu njerëzit më të dashur. Megjithë kundërshtitë e së pandehurës, gjykata nuk ka pranuar të marr në monsiderat provat e paraqitura prej saj, duke pranuar gjithçka të sjell nga akuza. Prokuroria një seanc më parë i kërkoi gjykatës seLaze është fajtore dhe duhet dënuar prej saj. E pandehura ka deklaruar se paratë janë dorëzuar personave me rëndësi të çështjes. Ndërsa bëhet fjalë për marrjen e 150 mijë eurove nga familjarët e Shullazit dhe pretendimet e të pandehurës Laze se këto para janë shpërndarë prokurorëve dhe gjyqtarëve sipas akuzës nuk janë të vërteta. E pandehura kërkoi të thirret si dëshmitar Kosova dhe pas tij Tonin Vocaj dhe Arben Frashëri. Por gjykata ka thirrur vetëm Kosovën, i cili e sqaroi më së miri situatën duke e konsideruar një mashtrim të radhës deklarimin e Lazes. Pas deklaratës që bëri në gjykatë Adnant Kosova, Albana Laze ka ruajtur përsëri qetësinë. Vet Kosova i tha Lazes se është tepër e qetë edhe kur mashtron. Por ajo iu përgjigj se nëse do të bënte të kundërtën nuk do të ndryshnte asgjë. Albana Laze që në fillim të procesit është shprehur se vetë nuk ka marrë para, por është interesuar për të ndihmuar familjen e Shullazit, një prej eksponentëve të krimit në vend, i cili është duke vuajtur dënimin e marrë nga gjykata për trafik droge. Laze nuk pranon fajësinë. Ndërsa gjykata tha se të gjitha faktet tregojnë se ajo i ka marrë paratë dhe për të dalë nga loja mbështetet tek një tjetër mashtrim.