E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zhvillohet takimi i radhës i Kartës së Adriatikut

TIRANE - Vendet anëtare të Kartës së Adriatikut kanë zhvilluar takimin e radhës në Tiranë, ku në fokus të diskutimit ishte siguria dhe bashkëpunimi midis vende, si dhe ecuria në prag të samitit të NATO-s në Cikago.

Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe përfaqësues të NATO-s, SHBA-së dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ne konfirmuam sot se shikojmë një lidhje shumë të qëndrueshme midis realizimit të reformave për integrimin europian të vendeve tona. Nënvizuam faktin që situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon. Mirëpresim çdo hap në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje”-, deklaroi ministri Haxhinasto.

Në takim nuk ishte i pranishëm ministri i punëve të jashtme të Serbisë, që është vend anëtar i Kartës së Adriatikut.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›