E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët me të ardhurat nga më të ulëtat në Evropë

Të dhënat e vitit 2009, thonë se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë vetëm 3450 dollarë. Të gjithë fqinjët tanë kanë të ardhura për frymë më të larta, duke filluar që nga Bosnja me 4080, Maqedonia 4410, Serbia 5480 dollarë dhe Sllovenia që ka të ardhura rreth 7 herë më të larta se Shqipëria, 24180 dollarë.

“The Economist” shkruan se 20 vjet pas rënies së komunizmit vendet e Evropës Lindore kanë përmirësuar jetesën e qytetarëve të tyre, por kjo jo në mënyrë të barabarte, pasi disa vende janë pasuruar më shpejt, ndërsa disa të tjera mbeten ende të pazhvilluara.

Sipas FMN-së, të ardhurat për frymë të një qytetari shqiptar sot janë dhjetë herë më të ulëta se sa mesatarja e 15 vendeve të para të Bashkimit Evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›