Shqiptaret ne Europe
Kohe me pare Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine dhe instituti EUNACAL publikuan nje sondazh per sjelljen e shqiptareve pas 15 dhjetorit dite qe mendohet se ata do te levizin lirisht pa viza ne te gjithe hapesiren europiane te zones Shengen. Si drejtuese e nje shoqate jofitimprurese URDNJ por edhe si punonjese universitare kam pasur rastin te kryej sondazhe te herepashershme per afrine shqiptarondasheuropiane dhe me ka rezultuar se jemi nder te paktat shtete ku besimi tek Europa sidomos te SHBA-ja eshte i pakrahasueshem ne perqindje me asnje vend tjeter te kontinentit tone.
Pavaresisht problemeve politike qe ka ekspozuar Shqiperia ne kete periudhe posttotalitare kultures se pakte demokratike institucioneve te pavarura ende te brishta duket se besimi ne aleancen euroatlantike nuk ka reshtur nder banoret e tij. Dhe ketu nuk behet fjale thjesht per ata qe jetojne brenda kufirit shteteror por edhe ne kufijte e perkohshem qe jane me shtetet fqinje dhe qe kane pjese te konsiderueshme popullsi shqiptare. Me domethenes ketu eshte shteti me i ri europian Kosova ku SHBA-ja dhe Europa vleresohen si aleatet me te ngushte dhe te pandryshueshem te se sotmes dhe te se nesermes. Natyrisht ky shtet qe ka ende pune per tu njohur nderkombetarisht per te qene anetar me te drejta te plota ne OKB eshte stacioni i fundit ne Ballkan qe ende smund te levize lirisht ne Europe megjithese e konsideron ate si pjese organike te saj.
Por le te kthehemi te sondazhi dhe te dita simbol e pas pesembedhjete dhjetorit te ketij fundviti. Nder 3 mije persona te intervistuar verehet lehte perfundimi se shqiptaret e shohin anetaresimin e vendit ne BE si dicka qe do te ndikoje ne permiresimin e jeteses dhe jo si nje mundesi qe ata te largohen per te jetuar e punuar diku tjeter. Ndryshe nge vende te tjera fqinje qe e kane njohur levizjen e lire pa viza pak kohe me pare Shqiperia eshte nder popullsite me emigratore dhe shume syresh jane qytetare ne disa vende europiane.
Pra ata qe e kane deshiruar Europen ne nje menyre apo ne nje tjeter here me vize dhe here ilegalisht e kane gjetur mundesine per te udhetuar kudo dhe kurdo ndersa me te privuar nga kjo levizshmeri kane qene femijet familjaret e moshuar dhe femrat. Kur Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia perfituan nga levizja e lire Europa u gjend para dyndjes se ketyre qytetareve per azil per pune dhe per moskthim mbrapa pas nentedhjete ditesh cka nuk do te ndodhe me shqiptaret qe e kane hedhur me heret kete hap. Sipas sondazhit pas 15 dhjetorit do te kete dyfishim te levizjes se shqiptareve per te takuar te afermit per turizem per biznes dhe per studime. Megjithate do te ishim naive te besonim se nuk do te kete shpresehumbur qe nuk do te thyenin rregullat europiane por ato do te jene ne numer te paperfillshem. Dhe ne kete aspekt nuk do te ishte e pakte nje fushate e gjere ne qytet dhe ne fshat nga pozita e opozita nga media dhe shoqeria civile nga shkollat e te gjitha niveleve nga komuniteti i artisteve dhe profesionisteve sepse Europa na duhet per sot dhe per gjithhere.