Kur te hipen vedi ne qejf
Te rente rrufeja Te rente flaka apo Vdeksh keto jane disa nga mallkimet qe gjithkush i njeh dhe i ka degjuar. Ndersa shkodranet kur duan te te mallkojne perdorin nje shprehje te pazakonte Te hypte vedi ne qejf. Ndoshta qytetaret e asaj zone e dine shume mire se dikujt po i hipi vetja ne qejf i terheq vete te gjitha mallkimet e tjera. Per fat te keq kjo duket se po ndodh me nje pjese te mire te femrave shqiptare sot. Po po. U ka hyre vetja ne qejf. Dhe duket se ky mallkim po kap te gjitha shtresat femerore qe nga ato lart qe mendohet se jane truri i kombit deri te niveli me i paarsimuar i shoqerise.
Po e fillojme pikerisht nga ky nivel ku modelet qe na serviren jane te pambarimta. Keshtu kemi gruan e pronarit te nje pike turistike buze detit e cila ulet me kamerieret e kuzhinieret e restorantit e u tregon ashtu si pa te keq se cfare psonjash ka bere ne kryeqytet Bleva nje pale pantallona xhins 120 mije leke te vjetra. Bleva dhe nje shall 50 mije leke dhe nje pale kepuce 200 mije leke. E punonjeset e degjonin me syte gjysme te qeshur e gjysme te inatosur. Paga e tyre mujore nuk i kalonte 120.000 mije leke te vjetra dhe me e keqja akoma ishte se kete muaj pronari ua kishte vonuar nje jave. Cfare u mbetej ti thoshin gruas se pronarit kesaj trendeline kokeboshe e cila po u rendiste mallrat e shopingut ne Tirane Ta mallkonin Mos i gezofsh asnje dite apo Mos arrifsh ti veshesh mallkime te renda vertet. Por do te ishin te arsyeshme nga nje grua e cila largohet tete apo dhjete ore nga shtepia per te punuar dhe kur kthehet gjen dy femije qe i kontrollojne canten duke i thene O ma cfare na solle. Nje grua qe me njeqind e njezete mije leke te vjetra duhet te bleje edhe buke edhe vaj edhe perime edhe fruta por duhet te bleje edhe nje cokollate per femijet edhe libra edhe fletore. Por edhe me gjithe keto mungesa askush nuk e mallkon gruan e pronarit. Ajo nuk ka nevoje per mallkim. Zoti edhe i ka dhene shansin te martohet me nje burre me para e te bleje veshje te shtrenjta ne anen tjeter i ka hequr mendjen dhe zemren. Nje femer si ajo as nuk mund te kuptoje as te gjykoje e as te ndjeje. E punonjeset e restorantit e dine se nuk ka mallkim me te madh se kaq.
Por mendjelehtesia dhe fenomeni i hipjes se vetes ne qejf tanime ka prekur edhe ato shtresat me te larta te shoqerise ato me te kulturuarat e me te arsimuarat nga te cilat ne presim te percjellin vetem mendime te zgjuara e sjellje nga te cilat te marrim shembull. Por krejt e kunderta ndodh kur nje deputete e Kuvendit te Shqiperise shpalos fjalorin e saj parlamentar duke ofenduar nje polic ne detyre veprim qe flet shume qarte sesa shume i ka hipur vetja ne qejf kesaj zonje qe ka fatin te kete mandatin e parlamentares po jo aftesine jo kulturen e as edukaten. Ketij modeli i shtohen nje sere femrash te tjera te cilat fale Zotit fale fatit apo fale kompromiseve te felliqura qe kane bere ne jete kane arritur te fitojne statuse dhe pozicione qe nuk i meritojne prej nga ato ushtrojne presion bejne shantazhe shesin mend edhe pse nuk kane te tille shesin moral edhe pse poshte veshjeve te shtrenjta gjen vec varferi shpirterore poshte modeleve te flokeve te llakosur perdite tek parukierja gjen vec varferi mendore e brenda kepuceve firmato gjen kembe qe nuk dine te ecin me forcen e tyre por vecse me patericat e shtrembra ku ato mbahen e nen moralin e paster qe ato shpallin fshihet vecse nje moral i letyrte i bazuar ne hipokrizi shtirje mashtrimi e genjeshter.
Per sa kohe mendjelehtesia dhe qejfi i ngritur i ketyre femrave qendron ne rrafshin e tyre personal nuk perben asnje problem. Por ne castin kur keto femra qe i kane hipur kalit se prapthi guxojne qe me arrogancen dhe pozicionin e fituar pa pike mundi te fyejne e te neperkembin jeten e te tjereve sidomos atyre qe punojne atehere kemi te bejme me nje problem shume te madh.
Per fat te mire e te keq deputetja jone hasi ne nje hundelesh i cili i uli hunden dhe beri qe arroganca e saj ta nxirrte ne te gjitha gazetat e ne te gjitha televizionet duke na kujtuar shprehjen Sa me lart te ngjitesh aq me shume te duken te ndenjurat. Pyetja eshte se kush do tua ule hunden shoqeve te saj atyre qe bejne shoping te shtrenjte me parate e burrave apo te dashnoreve dhe guxojne e tallen me shitesen pse nuk i ka kepucet firmato apo me kamerieren pse i ka dale boja e flokeve apo edhe me kolegen e punes e cila nuk ka as burre e as dashnor te pasur per te blere canta e kepuce lekure por rropatet cdo dite duke e mbajtur punen me forcen e mendjes e te shpatullave. Urojme qe rasti i fundit i deputetes te sherbeje si shembull per te gjitha simotrat e saj qe u ka hipur vedi ne qejf e qe jane ngjitur pa mund atje lart te kujtohen e te zbresin serish me kembe ne toke ndryshe te ndenjurat e tyre do te valeviten si flamur i cngjyrosur me te cilin do te tallen bota.