Shqiptarët nuk kursehen, 50 euro për të parë Bob Sinclar
Nuk janë shumë por as pak nuk janë. Por kur vjen puna për të ndjekur një yll si Bob Sinclar, edhe në Tiranë të rinjtë nuk i kursyen paratë e biletës e cila për hir të së vërtetës ishte pak e shtrenjtë, 50 euro, po të llogarisësh që në pub duhet të shpenzosh edhe për të pirë.
Megjithatë atmosfera e krijuar tek “Sharm” parmbrëmë ishte elektrizueze. Dj i njohur performoi hitet e tij të cilat vinin akoma më të bukura tek klientët e pubit nën kërcimin e balerinave seksi.
Nuk kanë munguar atë natë personazhet e zakonshëm të jetës së natës të cilët mezi presin që në klube të ndodhë diçka e veçantë si psh ardhja e Bob Sinclar por edhe personazhe Vip, të cilët gjithashtu njihen si adhurues të jetës së natës. Festa dhe spektakli ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit.