Shqiptaret nuk shpenzojne te pasigurt per te ardhmen
TIRAN-Shqiptaret nuk shpenzojne para kete fundviti pasi ndjehen te pasigurt per te ardhmen. Te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise raportojne per nje rritje te ngadalte te konsumit si dhe te investimeve private ne Shqiperi pavaresisht rritjes se te ardhurave si dhe numrit te te punesuarve ne sektorin privat. Kjo ka bere qe vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani te apeloje per rritje te konsumit prej qytetareve si dhe shtim te investimeve nga biznesi vendas.
Gjate daljes se djeshme per mediat Fullani iu referua te dhenave te vrojtimit te konsumatoreve te hartuar nga Banka e Shqiperise ne te cilin pasqyrohen qarte ritmet e ngadalta te rritjes se konsumit ne vend si dhe te investimeve private.
Ecuria e shpenzimeve konsumatore kushtezohet kryesisht nga pasiguria per te ardhmen sikurse ilustrohet nga te dhenat e vrojtimit konsumator nderkohe qe fenomeni i rregullimit te bilanceve financiare te familjeve shqiptare eshte me pak i nevojshem se ne vendet e tjera. Te dhena te terthorta sugjerojne per nje rritje te ngadalte te konsumit dhe te investimeve private ne tremujorin e trete te vitit.
Edhe pse ne prani te rritjes se te ardhurave sic deshmohet nga ecuria e pages reale e numrit te te punesuarve dhe e remitancave kerkesa konsumatore vijon te jete e dobet - deklaroi Guvernatori.
Ulja e kerkeses pasqyrohet edhe ne treguesit e inflacionit pergjate kesaj periudhe. BSH konfirmon nje inflacion mesatar pergjate tre mujoreve te pare te vitit ne nivelet e 2.8 per qind duke rene keshtu per here te pare gjate ketij viti poshte parashikimeve. Edhe me ulet paraqitet inflacioni per muajin tetor duke konfirmuar keshtu nje ulje te metejshme te konsumit nga qytetaret.
Nje nder ndikuesit kryesore ne uljen e konsumit si dhe te investimeve eshte edhe ritmi i ulet i kreditimit nga bankat e nivelit te dyte.
Nese me pare gjate fillimit te krizes ekonomike ne bote ishin bankat ato qe kishin shtrenguar kushtet per leshimin e kredive tashme jane individet dhe bizneset ato qe jane me pak te prirura qe te kerkojne financime. Ne lidhje me kete BSH jep edhe nje tregues aspak optimiste duke theksuar se pergjate tremujorit te trete te ketij viti ritmi i rritjes se kreditimit eshte rritur me vetem 8 per qind i cili konsiderohet treguesi me i dobet historikisht per Shqiperine.
Kredia per sektorin privat u rrit me 8.0 ne terma vjetore gjate muajit nentor ritme keto ne nivele te uleta historike. Gjate vitit 2010 vihet re nje rigjallerim i kredise per investime biznesi e mbeshtetur edhe nga rritja e aktivitetit kreditues ne valute. Kredia hipotekare dhe ajo per konsum shfaqin nje ecuri te dobet. Analizat tona tregojne se kushtet e kreditimit te aplikuara nga sistemi bankar kryesisht ato jokosto kane ende hapesira per lehtesim te metejshem - tha dje Fullani.
Tregues ne renie vijne edhe nga eksportet. Ajo qe pati ndikimin me te madh ne rritjen e eksporteve shqiptare gjate dy tremujoreve te pare te vitit energjia ka filluar te pesoje ulje duke ndikuar keshtu edhe ne uljen e ritmeve te rritjes se eksporteve shqiptare. Ne kahun e kundert kane ecur importet te cilat jane rritur gjate kesaj periudhe duke reduktuar minimalisht uljen e deficitit tregtar te vendit.
Te dhenat per shkembimet tregtare me vendet e tjera tregojne per vazhdimesine e kontributit pozitiv te kerkeses se huaj ne rritjen ekonomike por me ritme me te moderuara ne krahasim me gjysmen e pare te vitit. Rritja vjetore e eksporteve gjate muajit tetor ishte ne linje me rritjen e shfaqur gjate tremujorit te trete por me e ulet se ajo e gjysmes se pare te vitit - tha Fullani duke shtuar se ky ngadalesim ka ardhur kryesisht si pasoje e reduktimit te pritur te eksporteve te energjise elektrike.