Kriza globale, Kosova dhe Shqipëria
22/12/2010 Kriza globale, e cila fillimisht u shfaq si krizë e sistemit financiar, shumë shpejt u shndërrua në një krizë të ekonomisë reale. Për shkak të integrimit të lartë të tregjeve financiare, ndikuar nga prania e institucioneve financiare me veprimtari ndërkufitare dhe nga ekspozimet e shumta ndërinstitucionale, një krizë e sistemit financiar mund të përhapet me shpejtësi në vende të ndryshme. Nga ana tjetër, për shkak të rolit të pazëvendësueshëm në ndërmjetësimin financiar, një krizë e sistemit financiar mund të përcjellë vështirësi në sektorët realë të ekonomisë së vendit, duke e futur mekanizmin ekonomik në një spirale negative, që tenton të përforcojë vetveten. Këto zhvillime me shumë gjasë mund të përfundojnë në një situatë kërcënuese për qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit financiar, duke u shoqëruar me pasoja të rënda sociale, që rezultojnë me kosto të mëdha të pasurisë publike. Kjo përvojë e këtyre dy vjetve i ka dhënë nxitje një procesi të përshpejtuar të identifikimit të mekanizmave dhe të masave që synojnë parandalimin dhe trajtimin e këtyre situatave në të ardhmen. Në nivel më të përgjithshëm ekonomik, masat synojnë të reformojnë kuadrin monetar ndërkombëtar dhe të ulin dizekuilibrat në kuadrin makroekonomik global.
Politikëbërësit e G-20, Komiteti i Bazelit, Bordi i Stabilitetit Financiar dhe institucionet financiare ndërkombëtare kanë përcaktuar disa masa, të cilat, në fakt, kanë vetëm një synim: të kufizojnë rrezikun sistemik dhe të krijojnë kushte për administrimin e duhur të tij.
Në nivel global këto masa parashikojnë:
a) reformimin e superstrukturës mbikëqyrëse me krijimin e institucioneve që do të fokusohen në vlerësimin e rrezikut sistemik;
b) vendosjen e kritereve më të larta, në sasi dhe cilësi, për kapitalin dhe likuiditetin e institucioneve financiare me rëndësi sistemike, duke ulur oreksin e tyre për të ndërmarrë rreziqe të tepërta;
c) përcaktimin e mekanizmave që zvogëlojnë prociklikalitetin në veprimtarinë financiare, kryesisht në krijimin e fondeve rezervë (në formën e kapitalit ose të provigjioneve), që mund të përdoren për qëllime kundërciklike;
d) forcimin e kapaciteteve të autoriteteve kombëtare për trajtimin e krizave financiare sistemike. Për këtë qëllim janë të nevojshme ndryshime ligjore që rregullojnë harmonizimin e marrëdhënieve ndërinsitucionale brenda dhe jashtë vendit. Në mënyrë të përmbledhur do të evidentoja:
* veprimet ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve të ndryshme;
* veprimet ndërmjet autoriteteve publike brenda vendit;
* zbatimin e veprimeve që mundësojnë daljen sa më të butë nga tregu të institucioneve financiare që nuk mund të rigjallërohen.
Në këtë proces bankat qendrore kanë një rol tepër të rëndësishëm, i cili në disa drejtime është unik dhe ekskluziv. Në sferën monetare duhet të sigurohet plotësia dhe mjaftueshmëria e procedurave të injektimit të likuiditetit e të vlerësimit të kolateraleve. Ndërkohë duhet të monitorohet e të sigurohet qëndrueshmëria e infrastrukturës me rëndësi sistemike; më konkretisht, ajo e sistemeve të pagesave. Për më tepër, nëse banka qendrore ushtron edhe funksionin e licencimit dhe të mbikëqyrjes së sektorit bankar, kërkohet një kuadër mbikëqyrës modern, që të parandalojë dhe të kufizojë rrezikun sistemik sipas orientimeve të standardeve të reja ndërkombëtare. Autoritetet publike duhet të jenë të përgatitura të veprojnë në situata të emergjencës financiare, duke synuar të ruajnë besimin e publikut në sistemin financiar dhe të sigurojnë përdorimin sa më të kufizuar dhe efiçent të burimeve publike. Në kuadër të rolit të bankës qendrore, që ushtron një politikë monetare të pavarur, merr veçanërisht rëndësi integrimi i konsideratave të stabilitetit financiar në vendimmarrjen e politikës monetare. Vendet e rajonit tonë kanë ngjashmëri si në strukturën e sistemit financiar, ashtu dhe në atë të ekonomisë. Bankat përbëjnë vëllimin kryesor të aktivitetit dhe ato rregullohen e mbikëqyren nga bankat qendrore. Në sektorët tanë bankarë operojnë pothuajse të njëjtat banka me shtrirje rajonale. Për këtë arsye zhvillimet janë të ngjashme dhe dinamika e shfaqjes dhe ecurisë së rreziqeve është shpesh e njëjtë.
Por ekonomitë tona kanë edhe dallime, që lidhen kryesisht me sferën monetare dhe aftësinë për të aplikuar një politikë monetare të pavarur. Si ngjashmëritë, ashtu dhe dallimet janë të rëndësishme për të kuptuar rolin e institucioneve tona në vlerësimin dhe në disponueshmërinë e veprimeve që kryhen për të ruajtur stabilitetin financiar. Pavarësisht arsenalit të këtyre veprimeve, bankat qendrore nuk mund ta kryejnë të vetme këtë mision. Bankat qendrore zotërojnë një arsenal të plotë masash dhe instrumentesh, por zbatimi i tyre, sado i plotë dhe në kohën e duhur, nuk mund të ketë efektin e plotë në qoftë se ato nuk janë të koordinuara dhe të mbështetura nga veprimet e aktorëve të tjerë. Është e nevojshme që për këtë çështje të ketë një vetëdije të plotë tek të gjithë aktorët e rëndësishëm ekonomikë, tek autoritetet publike dhe te publiku i gjerë dhe media. Përveç përcaktimeve ligjore kjo vetëdije e ka të domosdoshme marrjen e një informacioni të plotë, të rregullt dhe në kohën e duhur mbi zhvillimet që mund ta kërcënojnë stabilitetin financiar dhe identifikimin e veprimeve të nevojshme mbrojtëse. Instrumenti kryesor për ta realizuar këtë detyrim është publikimi i rregullt i raporteve që i kushtohen stabilitetit financiar. Më lejoni tani të ndaj me ju përvojën e Bankës së Shqipërisë. Sipas konceptit tonë, përgjegjësia ligjore e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit financiar është e plotë.
Bankës së Shqipërisë i njihet roli ekskluziv në drejtim të licencimit dhe mbikëqyrjes së veprimtarisë bankare, e drejta për të organizuar dhe monitoruar funksionimin e sistemeve të pagesave, funksioni i huadhënësit të fundit për bankat në vështirësi dhe ai i administrimit të situatës së likuiditetit në tregun ndërbankar, si dhe roli përcaktues në politikën e këmbimit valutor.
Banka e Shqipërisë ka detyrimin të njoftojë publikun mbi zhvillimet që mund të kërcënojnë qëndrueshmërinë e stabilitetit financiar. Në fillim të vitit 2007 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e gjykoi të nevojshme të kishim një mbulim më të mirë të zhvillimeve të sistemit financiar, pra jo vetëm të sektorit bankar, por njëherazi të përforcohej analiza e ndërveprimit mes zhvillimeve makroekonomike dhe veprimtarisë së sistemit financiar. Qëllimi ynë ishte vendosja e një mekanizmi më të qëndrueshëm, që do të mundësonte shndërrimin e këtyre analizave në propozime për veprime konkrete, për të kufizuar rrezikun sistemik jo vetëm nëpërmjet veprimeve të Bankës së Shqipërisë, por dhe të autoriteteve të tjera publike që kanë rol në monitorimin e zhvillimeve të tregut financiar.
Nga pikëpamja institucionale në shtator të atij viti Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi krijimin e Departamentit të Stabilitetit Financiar, me përzgjedhjen e kapaciteteve më të spikatuara në fushën e operacioneve monetare, të mbikëqyrjes bankare, të kërkimeve dhe të statistikave.
Konkluzionet e analizës së këtij departamenti do të diskutoheshin rregullisht në një nivel më të lartë brenda bankës qendrore, duke ofruar edhe një mekanizëm të nevojshëm filtrimi dhe pasurimi përpara vendimmarrjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Për këtë arsye në nëntor të vitit 2007 u krijua Komiteti Këshillimor i Stabilitetit Financiar (KKSF), i cili përfshin drejtuesit e lartë të institucionit si dhe drejtuesit e departamenteve kryesore.
Sipas rregullores së funksionimit të KKSF-së, në mbledhjet e tij mund të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve të tjera publike, kur ka një interes të rëndësishëm për çështjet që diskutohen.
Në rregullat e punës Departamentit të Stabilitetit Financiar krahas analizave për përdorim të brendshëm i janë përcaktuar dy produkte kryesore për publikim: a) deklarata e stabilitetit financiar, që është edhe një kërkesë ligjore; dhe b) raporti i stabilitetit financiar. Nga pikëpamja institucionale e funksionimit, ky proces ka ecur mirë. Departamenti i Stabilitetit Financiar u bë funksional në një kohë të shpejtë dhe raporti i stabilitetit financiar, i cili u përgatit dhe u publikua që në vitin e parë të krijimit të departamentit, është publikuar rregullisht, me një cilësi që ka ardhur në rritje të vazhdueshme.
Megjithatë, në këtë proces jemi ndeshur me disa sfida, të cilat unë mendoj se ekzistojnë pavarësisht nëse funksioni vlerësues i stabilitetit financiar organizohet ose jo si një strukturë më vete brenda bankës qendrore. Ndër to veçoj:
a) Domosdoshmërinë e marrjes së një informacioni sa më të plotë nga të gjithë sektorët e ekonomisë dhe krijimin e statistikave të plota, të besueshme dhe në kohën e duhur.
b) Domosdoshmërinë e vendosjes së një komunikimi sa më të mirë midis departamenteve të ndryshme në bankën qendrore, si dhe midis bankës qendrore dhe institucioneve të tjera, që mund të kenë rol në monitorimin e tregut financiar. Ky komunikim krijon kushtet optimale për identifikimin e qartë dhe vlerësimin e plotë të çështjeve më të rëndësishme që kanë ndikuar dhe pritet të ndikojnë në stabilitetin financiar gjatë periudhave që analizohen. Në përfundim, një komunikim i mirë mundëson bashkëpunimin ndërinstitucional për trajtimin efektiv të problemeve që mund të kërcënojnë stabilitetin financiar.
c) Nevojën për të numerizuar rrezikun sistemik. Sigurisht që ky është një objektiv jo i lehtë për tu realizuar, por përpjekjet në këtë drejtim duhet të jenë të vazhdueshme dhe të fillojnë nga përqasjet më të thjeshta e konkrete.
d) Krijimin e një përmbajtjeje sa më të ekuilibruar të raportit të stabilitetit financiar. Në Bankën e Shqipërisë ne kemi synuar që për këtë çështje të përqendrohemi në disa drejtime njëherazi:
* Së pari, synojmë që raporti të identifikojë sa më qartë rreziqet kryesore të stabilitetit financiar, jo vetëm ata që krijohen si rezultat i veprimtarisë së vetë sistemit financiar, por dhe ata që burojnë prej ndërveprimit të tij me mjedisin rrethues ekonomik.
* Së dyti, raporti i stabilitetit financiar është një element i rëndësishëm i vendimmarrjes së politikës monetare, duke i dhënë kuptim real makroprudencës. (Slogani i stabilitetit me politikën monetare).
* Së treti, synojmë që raporti të jetë pjesë e filozofisë së dialogut midis Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe tregut, me një nivel transparence të përshtatshme mes medies dhe publikut të gjerë.
* Së katërti, synojmë të mos mbetet thjesht përshkrues i situatave të kaluara, por ai të pasurohet, gradualisht e në një masë të caktuar me analiza kërkimore dhe të përfshijë elemente parashikuese në përbërjen e tij.
* Së pesti, raporti duhet të mbërrijë në disa konkluzione për çështjet që trajton, të cilat mundësojnë evidentimin e rekomandimeve përkatëse.
* Së gjashti, përmbajtja e raportit duhet të ketë një pjesë kryesore, që duhet të jetë e qëndrueshme në kohë për efekt të konsistencës së analizës dhe krahasueshmërisë së saj, si dhe një pjesë tjetër që ofron një liri më të madhe për të trajtuar çështje më specifike që konkretizojnë analizën kryesore.
* Së fundi, kujdes i kemi kushtuar edhe gjuhës me të cilën shkruhet raporti, duke synuar të përdorim një gjuhë sa më të thjeshtë e të kuptueshme, pa ekuivoke, e përdorshme jo vetëm nga profesionistët e fushës, por dhe nga publiku i gjerë.
Ne jemi të vetëdijshëm se ky është një proces në të cilin ne duhet të synojmë përmirësimin e vazhdueshëm.
Më lejoni që në përfundim të fjalës sime të ofroj gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të bashkëpunuar me bankën qendrore të Kosovës në çështjet e stabilitetit financiar. Ky bashkëpunim mund të synojë identifikimin e çështjeve me rëndësi për të dyja palët, të cilat më pas mund të shndërrohen në projekte të përbashkëta pune.
Unë mendoj se në mënyrë më konkrete mund të bashkëpunohet për vlerësimin e përshtashmërisë së metodologjive “stress-test” ose në procesin e kuantifikimit të rrezikut sistemik. Në një mënyrë më informale, palët mund të shkëmbejnë informacion lidhur me çështjet që mendohen të përfshihen në raportin e radhës së stabilitetit financiar.
Palët mund të diskutojnë gjithashtu në lidhje me mënyrën e shndërrimit të gjetjeve të raportit të stabilitetit financiar, në veprime konkrete të bankës qendrore ose të autoriteteve të tjera publike. Jam i bindur se komunikimi i rregullt për këto çështje mund të zgjerojë drejtimet e mundshme të bashkëpunimit.