E Diel, 1 Nëntor 2026

Lipi: Fitorja na mjafton

26/03/2005  Trajneri i Kombëtares italiane do të hedhë në fushë tre sulmues, për të marrë fitoren ndaj Skocisë

Në prag të ndeshjes së sotme kundër Skocisë, trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, tregohet mjaft i prerë: “Kam vetëm një dëshirë, të marrim 3 pikët”, shpjegon Lipi, i cili do të hedhë në fushë një skuadër me 3 sulmues, ndërsa Pirlo do të drejtojë mesfushën, për të arritur sa më shpejt qëllimin. Pas ndeshjes kundër Skocisë, Italia do të përballet me 3 transferta të vështira, ndaj trajneri i Kombëtares nuk pranon lëshime dhe u kërkon lojtarëve të tij një fitore në sfidën e sotme. “E rëndësishme është që secili të japë maksimumin e vet. Pavarësisht nga moduli i lojës, duhet të fitojmë, sepse pastaj kemi disa ndeshje të vështira jashtë fushe, ku edhe mund të lëmë pikë. Futbolli tashmë është në nivele pak a shumë të njëjta dhe nuk ka më ndeshje të thjeshta. Tre sulmues apo jo, për mua ka rëndësi vetëm përfundimi, sepse në radhë të parë dua 3 pikët, pastaj nëse dhurojmë edhe spektakël, aq më mirë”, vazhdon në deklaratën e tij Marçelo Lipi. Ndërkaq, po flitet shumë për skemën me 3 sulmues, pasi nuk dihet akoma roli i saktë i Totit, sulmues i pastër apo “ura” lidhëse midis mesfushës e sulmit? “Toti është një mesfushor i avancuar dhe nuk do të jetë sulmues i pastër. Megjithatë, do të ketë ndryshime pozicionesh gjatë ndeshjes, pastaj kemi edhe stolin, sepse mua më pëlqen të ndryshoj gjatë ndeshjes”, thotë Lipi/, i cili deklaron edhe një herë besimin e tij tek Antonio Kasano: “Romanistin doja ta njihja dhe tashmë e njoh, gjë që do të ndodhë edhe me lojtarë të tjerë në të ardhmen. Unë besoj se Kasano duhet të bëjë atë që di, me thjeshtësi dhe me qetësi, pa pasur shumë presion mbi veten, në rast gabimesh”. Trajneri italian vlerëson edhe kundërshtarin e sotëm: “Duhet të bëjmë kujdes, sepse Skocia ka disa alternativa në sulm dhe mesfushorët lëvizin shumë, duke ndryshuar skemë. Por ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, pa i lënë asgjë rastësisë”. Në mbyllje, Marçelo Lipi shpreh keqardhjen e tij për polemikat e ditëve të fundit në lidhje me çështjen e anti-dopingut, që ka përfshirë edhe Gatuzon e Pankaron, lojtarë të Kombëtares: “Ky është një grup i shkëlqyer teknik dhe moral, që beson shumë në tarë që bën. Jam i kënaqur për atë që kemi bërë gjatë javës dhe mënyrën se si grupi i ka kaluar polemikat. Kjo javë është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë, megjithëse kemi humbur dy lojtarë për shkak të dëmtimeve. Skuadra ka dëshirë të tregojë ç’farë di të bëjë, të fitojë dhe të bëjë të flitet vetëm për futboll”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›