E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrje mendsh? Vizitohu për spondiliartrozë

Autori i Lajmit: red.
Spondiliartroza e kolonës vertebrale është një sëmundje e hershme dhe mjaft e përhapur në ditët e sotme. Ajo njihet si një sëmundje mjaft e shpejtë, e cila vjen si pasojë e ndryshimeve degjenerative në disqet fibrokockore intervertebrale, në trupat vertebrale ose në artikulacionet apo fizeale posteriore. Spondiliartroza ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra, ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Ndryshimet degjenerative përbëhen kryesisht nga ngushtimi i hapësirave artikulare, skleroze kockore dhe formimi i ostofiteve në artikulacione. Shpeshherë dallohen ndryshime në disqet, të cilat ndodhin midis vertebrave. Ndryshimet degjenerative të kolonës shpesh takohen në vendet me lëvizshmëri më të madhe. Ndonjëherë, ostofitet mund të jenë shumë të mëdha dhe duke u bashkuar me njëra-tjetrën kufizojnë lëvizjet e kolonës. Fillimisht, sëmundja nis me kërcitjen e kockave, që pason me dhimbjen, që është dhe tipar dallues i sëmundjes. Përveç, kësaj mund të ndodhë të shfaqen probleme me ekuilibrin, gjë që zgjat pak sekonda dhe më pas zhduket. Kjo sëmundje haset më shpesh mbi moshat 35 apo 40 vjeç, pa përjashtuar edhe rastet e veçanta. Pra, nga sa shihet, në bazë edhe të ekzaminimeve dhe vizitave që në kryejmë, rezulton se moshat e treta janë më të prekurat. Por një tjetër e dhënë është, se edhe gratë janë më të prekura nga spondiliartroza, por kjo pas menopauzës. Spondiliartroza, kur shoqërohet me “sqepa” të mëdha çon në shenja kalimtare neurologjike, si përshembull marrje mendsh, të përziera, çrregullime të pamjes, çrregullime të ekuilibrit.
Ajo që do të këshilloja, pikësëpari, janë noti dhe plazhi gjatë periudhës së verës. Po kështu, një tjetër këshillë është edhe qëndrimi në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit. Të këshillueshme janë banjat termale, të cilat janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit. Nëse dhimbjet janë shumë të forta, atëherë nevojitet ndihma e mjekut. Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku. Eshtë mirë të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Këshilla
- Këshillohet sa më shumë plazh dhe not
- Të mos ekzagjerohet me ecjen
- Bëni fizioterapi
- Kujdes në ngritjen e peshave të rënda
- Shkoni në llixha
- Kujdes me korrentet e ajrit
- Përdorni medikamente antidhimbje dhe antiinflamatore
- Mbanin nën kontroll peshën trupore
- Shkoni rregullisht te mjeku specialist
- Merrni mjekime në mënyrë të rregullt

Simptomat
- Dhimbje në pjesën ku është shfaqur spondiliartroza
- Dhimbje radikulare
- Ngurtësim të pjesës ku shkaktohet spondiliartroza
- Dhimbjet përhapen në kurriz dhe në kraharor
- Vështirësi në lëvizje
- Vështirësi në ulje dhe ngritje të trupit
- Shenja të ngjashme me nervin shiatik
- Marrje mendsh
- Të vjella
- Çrregullime të pamjes
- Çrregullime të ekuilibrit

Ndihma e shpejtë
Në momentin që shfaqen dhimbjet e spondiliartrozës mund të përdoren një sërë medikamentesh, të cilat mund të merren nga kushdo dhe që mund të lehtësojnë dhimbjen. Kështu, mund të përdoren qetësues si paracetamoli dhe kodeina. Por rekomandohen edhe medikamente të tjera si antiinflamator josteroide dhe qetësues për muskujt. Ndërkohë, rekomandohet vendosja e akullit dy herë në dite, për nga 10 minuta në vendin ku shfaqet dhimbja.

Artroza, brerja e kockave edhe nën efektin e mbipeshës
Sa më shumë plakemi, aq më shumë kemi dhe fatin e keq, që të prekemi nga artroza. Megjithatë, shenjat e para të artrozës mund të shfaqen edhe që në moshën 20-vjeçare. Por, veç peshës së viteve, të tjerë faktorë ndërhyjnë në shfaqjen e dhimbjeve, që sjellin një shqetësim funksional: trashëgimia, keqformimi i artikulacioneve dhe traumatizimet e llojeve të ndryshme.
Artroza nuk është vetëm çështje moshe
Artroza është brerja me kalimin e viteve e kërcit, që është në zonën ku bashkohen kockat midis tyre. Nga artroza, njerëzit vuajnë në përgjithësi pas moshës 50- vjeçare, edhe pse simptomat mund të shfaqen vite më parë. Por, jo vetëm mosha tregon gjithçka rreth kësaj sëmundjeje. P.sh. në moshën 70- vjeçare, sipas statistikave më pesimiste, vetëm 40% e njerëzve kanë artrozë në gju. Pra, elemente të tjera ndërhyjnë në formimin e artrozës dhe në këta, veç trashëgimisë, janë dhe faktorët mekanikë.
Roli i trashëgimisë
Studimi i dy binjakeve «monozygote» (pra identike, të dala nga e njëjta vezë) tregon p.sh. se gjenet janë përgjegjëse në 60-70% të artrozës së duarve. Ky studim flet gjithashtu dhe për artrozën e gjurit. Disa artroza të këllqeve kanë një karakter familjar, ku njerëz të së njëjtës familje janë me proteza në këllqe. Në Islandë, artroza e këllqeve është shumë e përhapur dhe kjo, ndoshta si pasojë e një gjeni anormal (akoma të paidentifikuar) dhe nga frekuenca e martesave brenda gjakut. Njihen gjithashtu dhe familje që kanë artroza që në moshën 20- vjeçare. Por në këto familje gjeni përgjegjës është identifikuar.
Mjaft të njohur në artrozat janë dhe faktorët mekanikë, të cilët i brishtësojnë bashkimet e artikulacioneve. Obeziteti është gjithashtu një shkak i artrozës së gjurit dhe të këllqeve. Ky është një problem shumë i madh, veçanërisht në Amerikën e Veriut, ku obeziteti është më i përhapur se në Evropë.

Faktorë që ndikojnë:
-Mbingarkesa profesionale dhe sportive
Shembujt janë të panumërt. Artroza e gjunjve është më e përhapura tek sportistët e peshave të rënda. Tek balerinët vërehen artrozat e këllqeve, ndërsa tek ata që luajnë tenis apo vrapuesit, vihet re artroza e gjunjve dhe e këllqeve, e cila është dy herë më e shpeshtë.
-Keqformimet artikulare
Në moshën kur duhet të shfaqet artroza, ajo favorizohet tek personat që kanë patur keqformime të kockave pas lindjes, siç janë përshembull njerëzit shtatshkurtër, etj, të cilët vuajnë nga artrozat.
-Mikro-traumat
Mikro-traumat e përsëritura janë gjithashtu shkaktarë të artrozave. Kjo ndodh shpesh p.sh. tek punëtorët që përdorin pistoletat që shpojnë asfaltin e rrugëve, të cilët përgjithësisht vuajnë nga artroza e bërrylave. Tek futbollistët vërehen artrozat e këmbëve, ndërsa tek hedhësit e çekicit, artroza e bërrylit. Por, artroza mund të shfaqet dhe si pasojë e një traumatizmi të rëndësishëm,. p.sh. kur ndodh një thyerje e kockës së artikulimit. Një faktor tjetër është dhe «hiperlaksiteti ligamentar», ku ka një përkulje të forte artikulare, siç e shohim p.sh. tek disa akrobatë, që vënë këmbët pas qafës, etj.
-Sporti dhe artroza
Sot ekziston një diskutim i madh lidhur me raportin e sportit me artrozën. Disa që mbrojnë efektin dobiprurës të sportit e kanë të vështirë të pranojnë, se sporti shpesh mund të prekë dhe artikulacionet, duke krijuar artrozë. Ndërsa ata që nuk e duan sportin, vënë përpara thënien e Çurcillit, të cilin kur e pyeten se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së tij, ai iu përgjigj: « Sepse s kam bërë asnjëherë sport!» Por, nga ana tjetër, ka tetëdhjetevjeçare që bëjnë ende maratonën dhe nuk vuajnë nga artroza, si shkak i përdorimit të shumtë të artikulacioneve. Mjekët pohojnë se maratona është e mirë për bashkimet e gjymtyrëve, sepse ajo e parandalon artrozën. Veç kësaj, mjekët asnjëherë nuk kanë pohuar, që sporti të jetë i rrezikshëm për artrozën, pra sportistët duhet të flenë të qetë.
-Menopauza
Artroza prek si burrin ashtu dhe gruan. Megjithatë, rastet më të shumta vihen re tek gratë, veçanërisht artrozat e duarve dhe deri diku dhe të gjunjve. Shumë femra fillojnë të vuajnë nga artroza në kohën e menopauzës. Menopauza korrespondon me një ndalim të prodhimit nga organizmi të estrogjeneve (nga vezoret). Qelizat e kërcit lidhës kanë disa receptorë të estrogjeneve dhe veprimi i tyre varet nga sasia e estrogjeneve të prodhuara. Gjatë menopauzës, gratë humbin lëndë kockore në mënyrë të ndjeshme dhe kjo është e lidhur, pikërisht me mungesën e estrogjeneve.

Qëllimet e trajtimit
-Të vihen nën kontroll dhembjet për bllokimin e nyjeve
-Të zvogëlohet ose eliminohet inflamacioni
-Të mbrohet funksioni i nyjeve
-Të ruhet dhe përmirësohet kualiteti i jetës
-Të parandalohet progredimi i sëmundjes

Masat jofarmakologjike
-Ushtrime, fizioterapi, ortopedi
-Ruajtja e energjisë, pushim
-Pesha ideale e trupit
-Protezat

Masat farmakologjike
1. Kontrollimi i dhembjes dhe inflamacionit :
Anti-inflamatorë josteroidë
kortikosteroide orale (prednison < 10mg) ose intraartikular sipas nevojës
2. Indukimi ose ruajtja nga fazat e remisionit
Kripërat e arit, sulfasalazinë, hidroksiklorokinë, penicilaminë, metotreksat, leflunomid
3. Kufizim i reaksionit autoimun
- Imunosupresorë : ciclosporinë, azathioprinë, klorambucil, ciklofosfamid
Agjensë biologjikë : etanercept dhe infliximab

Osteoartriti ose artroza
Eshtë humbje e indit kërcor nga erozioni i kockës, që vazhdon me fërkim të ashtit mbi asht në nivel të nyjeve ose indeve për rreth. Destruksion i kërcës nga veprimi i biomekanik dhe biokimik
Inflamacioni nuk është manifestim dominant te artrozat.

Shenjat dhe simptomat :
-Dhembje nyjesh
-Bllokim nyjesh në mëngjes së paku 30 minuta
-Përhapja e sëmundjes josimetrike
-Jostabilitet ose përdredhje (distorsio) e nyjeve të prekura
-Zgjerim i nyjeve
-Nyjet krepitante (kërcëlluese)-jorregullsi e kërcave gjatë fërkimit
- Dhembje gjatë lëvizjeve

Nyjet që preken më shpesh :
- Shtylla kurrizore cervikale dhe lumbale
- Nyjet inter-fallangeale të ekstremiteteve
-Gjunjtë, nyjet koksale (këllqet ; popullorçe : kukat) - nyje me rëndësi të madhe
- Prekja s është e thënë të jetë simetrike

Masat jofarmakologjike :
Ushtrime të lehta, fizioterapi për të përmirësuar tonusin muskulor
Pesha ideale
Mbrojtja e nyjeve
Bastun
Zëvendësim kirurgjik i nyjes

Reumatizma, t i njohësh shkaqet, që t i largosh

Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Cfarë është artriti reumatik?
Ai zhvillohet kur sistemi imunitar sulmon pjesë të tjera të trupit. Sëmundja ka prekur deri tani 2 milion banorë në Amerikë dhe nuk bën dallim, kjo semundje mund të kapë çdo njeri, burrë, grua, i ri, i vjeter pa dallim race apo vendi ku jeton. Meqenëse sëmundja është sistematike ajo mund të prekë edhe pjese të tjera të trupit përveç kyçeve. Vitet e fundit janë zbuluar mjekime të reja që nuk ekzistonin më parë.
Kyçet e Prekura
Ndryshe nga osteoartriti, artriti reumatik ka tendecë të prekë disa kyçe në të njejtën kohë,psh: Nëse një bërryl është i prekur ka shumë mundësi që edhe bërryli tjetër të preket. Kjo sëmundje prek kyçet e lëvizshme si psh, gjunjët dhe bërrylat. Kyçet e lëvishme jane të rrethuara nga membrana sinoviale, qe është një mbulesë mbrojtëse që prodhon një substancë rrëshqitëse që quhet lëngu sinovial, i cili lubrifikon kyçin dhe lehtëson lëvizjen. Më shpesh kjo sëmundje prek: kyçet e dorës, bërrylat, këmbët, duart, nofullat, gjunjët, qafën, ijet dhe shpatullat. Zakonisht nuk prek fundin e kurrizit.
Simptomat
Simptomat e sëmundjes ndryshojne nga një njeri tek tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të sëmundjes. Simptoma kryesore : sa më shumë që sëmundja avancon aq më tepër enjten dhe deformohen kyçet, aq me tepër kufizohet levizja dhe shtohet dhimbja

Si ta kurojmë reumatizmën

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›