3000 pemë mollë, të gjitha frutat të krimbura
Autori i Lajmit: red.
Një tjetër akuzë për kompaninë “Agro Blend”. Këtë herë jo për farën shterpë të misrit, por për pesticidet e skaduara. Një fermer i zonës së Tropojës ka denoncuar dje në media, se pesticidet për spërkatjen e pemëtoreve, që ai kishte blerë në firmën “Agro Blend” , kishin qenë të skaduara dhe 3000 rrënjët me mollë që ai kishte spërkatur, i ishin kalbur. Përveç kësaj, fermeri Gjovalin Nikolla ka pohuar se i gjthë prodhimi i ka shkuar dëm, pasi mollët i janë krimbur. Ai ka pretenduar se efekti spërkatës i pesticidit kundër parazitëve të pemëve dhe sëmundjeve të ndryshme që i luftojnë, kishte qenë më keq sesa zero. Ai thotë se kishte njoftuar Ministrinë e Bujqësisë për të verifikuar situatën dhe i kishin kërkuar që të mos prononcohej për mediat. “Por, unë kam pësuar humbje shumë të rënda në pemëtore dhe tani pres që shteti të më dëmshpërblejë për këtë humbje të madhe”, ka thënë ai.
Lindita Molla e Institutit të Shëndetit Publik
Përmbajtja e pesticideve në perime nuk analizohet
Nuk e bëjmë këtë analizë, sepse nuk ka ndonjë program monitorimi nga Ministria
“E gjithë bota ka programe monitorimi për përmbajtjen e pesticideve në fruta dhe perime, por këtu tek ne nuk ka një të tillë. Natyrisht që është e nevojshme, por kjo varet nga politikat që harton Ministria e Bujqësisë”. Kështu thotë specialistja për sigurinë ushqimore në Departamentin e Ekspertizës Sanitare dhe Shëndetit Mjedisor në ISHP, Lindita Molla. Duke shpjeguar pozicionin e Institutit të Shëndetit Publik si organ ekzekutues, pohon se bëjnë çdo analizë nëse u kërkohet, dhe ashtu siç bëjnë monitorimin rutinë (të vazhdueshëm për ndotjen e mundshme të ujit, fare mirë do të bënin edhe analizat për përmbajtjen e kimikateve në fruta-perime, pasi kanë edhe pajisjet, edhe specialistët. Por, kjo është çështje fondesh dhe, pa një program monitorimi vetë Instituti nuk mund t i bëjë, edhe pse nuk ka pasur program deri më sot. Ndërkohë, mungojnë prej shumë vitesh edhe studimet e pavarura nga vetë ISHP në këtë fushë, pasi një studim i tillë është i kushtueshëm, kërkon shtrirje në hapësirë e kohë, ndjekje të produktit se për sa kohë do të trajtohet me kimikate, tokat ku është mbjellë etj. pra, edhe në kursadrin e kprkimit, nuk ka asnjë të dhënë. Përveç përmbajtjes në përqindje të lartë të pesticideve në prodhimet bujqësore, ISHP nuk poseidonte as ndonjë studim për ndotjen e tyre nga metale të rënda. Specialistja Molla përgjigjet: “Përmbajtja e metaleve në fruta-perime nuk është aq tipike sa ajo e pesticideve me të cilat ato trajtohen vazhdimisht. Kështu që këto lloje matjesh bëhen vetëm kur ka ndonjë shkarkesë.
Ministria e Bujqësisë
Ushqimet shqiptare nuk kanë qenë asnjëherë më tepër “Bio” Kështu thotë zëdhënësi i shtypit i Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rexhep Shahu, duke kundërshtuar mendimin e specialistit Lavdosh Ferruni. Duke e shpjeguar situatën me pamundësinë ekonomike të Shqipërisë për një bujqësi inorganike, Shahu shprehet se fermerët tanë e kanë të pamundur për të blerë kimikate në sasinë e duhur dhe në vend se nga mbidozimi, kemi problemin se plehrat kimike nuk u hidhen prodhimeve në sasinë e duhur.
Sipas tij, e gjitha kjo ka një shpjegim: “Përpara 90-s, e gjithë Myzeqeja që ishte hambari i prodhimit tonë, “infektohej” me helikopter me superfosfatin e Laçit dhe Nitratin e Fierit. Toka jonë ishte e mbytur në kimikate. Ndërsa pas 20 vjetësh, situata është krejt e ndryshme. Prodhimet tona bujqësore janë vetëm 15% të kimikatizuara, ndërsa para 90-s ishin 100%. Atëherë kur konsideroheshim vend me prodhime bio, ishim shumë më pak bio sesa jemi sot. Sot, Ministria e Bujqësisë nuk mund të ndërmarrë më fushata të tilla të spërkatjes dhe trajtimit me pesticide. Ne, edhe po të duam, nuk na lë njeri të marrim helikopterin dhe të spërkasim, as kur të mbjellat i pushton reja e karkalecit, sepse bëjmë dëme në të tjera”, u shpreh ai pak javë më parë për “Ballkan”.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008