Genta ska konflikt Daffyin

Kengetarja Genta Ismajli ka thene se nuk ka asgje personale me Dafina Zeqirin apo ndonje kengetare tjeter. Ajo ka shtuar se po punon 24 ore dhe eshte ne pergatitje te nje videoklipi.
Genta Ismajli nuk ka vendosur te beje ndonje dite pushimi pavaresisht se ka qene e angazhuar gjate festave te Vitit te Ri.
Kengetarja ne nje bisede me Express ka thene se i ka kater kenge te reja qe i ka realizuar ne fund te vitit te kaluar dhe do te realizoje edhe tri te tjera per te pasur nje repertor qe do ta perdore gjate ketij viti.
Kam kater kenge te reja dhe jam ne proces te realizimit edhe te tri kengeve te reja pasi deshiroj te kem nje repertor qe do te me percjelle gjate ketij viti dhe te jem sa me fresh tha Ismajli.
Sipas saj ne keto kenge ka bashkepunime me te rinj dhe te vjeter nderkaq ka thene se sigurisht qe do te xhiroje edhe nje videoklip gjate vitit.
Deshiroj qe te jem sa me fresh me nje repertor te ri qe mund te me percjelle gjate gjithe vitit ka thene ajo.
Kengetarja thote se pavaresisht kesaj nuk do te realizoje ndonje album te ri pasi konsideron se nje gje e tille kerkon me shume kohe.
Krijimi i nje album te mire kerkon kohe dhe une deshiroj ta bej nje te tille sepse nje artist i mirefillte kerkon te kete edhe nje album te tille te mirefillte. Kete do ta quaja me shume nje koleksion te kengeve te mia per kete vit.
Genta ka thene se nuk ka pushuar ne asnje moment dhe eshte duke punuar dite e nate kryesisht ne muzike.
Ende jam e re dhe kam energji te punoj dhe jam duke punuar per 24 ore pa nderprere.
Nderkaq ne lidhje me thashethemet se ajo nuk ka dashur te kendoje ne Miss Universe per shkak te paraqitjes se Dafina Zeqirit Genta ka thene se keto jane thashetheme dhe asgje tjeter.
Gazeta Panorama kishte shkruar se kinse une nuk kam dale ose jam vonuar per te dal ne skene per shkak te Dafines. Kjo eshte absolutisht e pavertete sepse une kam pas problem per te veshur fustanin dhe askush nga regjia nuk me ka paralajmeruar per kete gje ka thene kengetarja.
Genta ka thene se ajo ka nje respekt shume te madh per Dafinen por edhe per kengetaret e tjere qe kane qene ate nate ne kete spektakel. Me duket se dikush po i shpif keto dhe nuk e di pse po i ben keto sene pikerisht kunder meje apo ndoshta po deshirojne qe une te kem konflikt me dike. Ndoshta kjo eshte pika ime e dobet sepse une kam shume respekt per koleget e mi sidomos per Dafinen dhe Leonoren qe kane qene ate dite mysafire te ftuara te festivalit.
Ne fund Genta ka thene se kohen me te madhe eshte duke e kaluar ne Prishtine dhe per momentin i pelqen jeta e ketille. Porsa i perket jetes privat kengetarja ka thene se ne jeten e saj private nuk ka dicka te re.
Edhe nese do te kete ate do ta mbaj vetem per vete dhe jo per te tjeret ka thene ajo.