Gërdeci, bashkohet dëshmia e Diverolit me Trebickën
02/02/2009 Pritet që dëshmitë të lidhen edhe me 3 të dënuarit aktualë
TIRANE- Pasi është njohur me dëshminë e ardhur nga SHBA-ja të Efraim Diverolit, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur që të gjitha pretendimet e presidentit të kompanisë AEY, t’i ballafaqojë me bisedën që ai ka kryer me të ndjerin Kosta Trebickës. Ky vendim vjen pasi sipas ekspertëve të akuzës dëshmia e Diverolit ka të dhëna kontradiktore, me ato çfarë ka komunikuar me Trebickën. Në materialin e përgjuar nga ky i fundit, tregohet qartë se Diveroli është në dijeni të fishekëve kinezë dhe se për këtë problem ai ka kontaktuar me drejtuesin e ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinarin. Gjatë komunikimit me të, Diveroli ka pranuar produktin dhe cilësinë e fishekëve, që ai do të transportonte në frontin e luftës në Afganistan. Por organi i akuzës shqiptare duket se nuk do të mjaftohet me kaq, pasi në ditët në vazhdim pritet që dëshmia e Efraim Diverolit, të ballafaqohet edhe me tre të arrestuarit e tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxhozin. Mësohet se të tre këta persona do të merren në një seancë pyetjesh, të cilat kanë “lindur” nga dëshmia e Diverolit. Të dhënat hetimore që pritet të japin tre të pandehurit do të administrohen si provë në dosjen “Gërdeci”, dhe më pas do ballafaqohen me dëshminë e presidentit të kompanisë amerikane AEY. Ndërkohë që specialistët e Prokurorisë po shqyrtojnë idenë që pista e hetimit të armëve, të hetohet në një procedim tjetër. Kjo vjen për faktin se organi i akuzës gjatë kësaj kohe nuk ka mundur të provojë me të dhëna të konkrete, implikimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe tre personave të arrestuar. Afati përfundimtar i hetimit të tragjedisë së Gërdecit, mbaron në datën 15 mars, ditë kjo që shënon kohën 1-vjeçare të shpërthimit të fuqishëm të punishtes së çmontimin të municioneve luftarake. Nga shpërthimi i saj humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë morën plagë të rënda, si dhe patën çrregullime psikologjike.
E. Qyno