E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari ekzekutohet ne "Hummer"-in e vjedhur

Nje 32-vjecar shqiptar u gjet i ekzekutuar brenda nje makine tip "Hummer" diten e djeshme, ne nje nga rruget e qytezes Klinton (Clinton Township) te SHBA-ve. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:30 te mengjesit ne parkingun e Groesbeck, ndersa emri i viktimes ende nuk eshte bere publik. Por, sipas hetimeve te policise vendore, dyshohet se viktima ishte perfshire ne nje vjedhje, pasi mjeti nuk ishte ne pronesi te tij. Ngjarja u raportua nga nje punonjes motorist, qe njoftoi rreth ores 12:30 humbjen e mjetit nga parkingu. Policia gjeti makinen "Hummer" dhe dyert e saj te hapura, nderkohe qe hetuesit besojne se viktima, qe eshte shqiptar, mund te jete perfshire ne vepra te tjera. Aktualisht po hetohet per te zbuluar autorin e ekzekutimit, qe ishte dhe i pari ne qyteze, sipas kapitenit Richard Maierle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›