Riorganizimi i te djathtes te filloje nga PD"
Riorganizimi i se djathtes mbi standardet, mbi te cilat ajo funksionon normalisht, jane per kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu, bazat mbi te cilat duhet te funksionoje apo te riorganizohet koalicioni qeverises. "Ne prag te samitit te Bukureshtit, qeveria dhe Kryeministri duhet te fokusohen te gjithe per anetaresimin per ne NATO, ndersa kur flitet per organizim qeverises, ai duhet te kete baza politike", u shpreh kreu i Republikaneve. Sipas tij, nje organizim me te qarte brenda vetes do te ofronte nje organizem me te qarte te se djathtes. "Une kam kerkuar qe Partia Demokratike duhet te jete promotor e kesaj levizjeje, e cila natyrisht fillon nga vetvetja", nenvizoi Mediu. Per te, ka ardhur koha qe ne te organizohemi per te qene te hapur karshi shoqerise, per te sjelle nje reaksion pozitiv, por njekohesisht per te pare edhe detyrimet qe kane te gjithe prurjet dhe marredheniet tona brenda te djathtes. Kryetari i Partise Republikane, njekohesisht minister i Mbrojtjes ne qeverine "Berisha", e sheh pozicionin qe ai drejton, si nje aleate te demokrateve ne nje marreveshje me baza te qarta te bashkepunimit politik dhe programor, e qe me afrimin e zgjedhjeve sigurisht qe do te riformatohet. D.D