E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte tullat e repartit, pranga nenoficerit

TIRANE - Nenoficeri i repartit ushtarak ne Tirane arrestohet per vjedhjen ne bashkepunim te tullave. Esat Ajazi eshte ndaluar se bashku me Ndue Nikollin, i proceduar me pare per tentative vrasjeje, pasi ishin duke vjedhur nje sasi materialesh ndertimi, dy dite me pare, ne brendesi te Repartit te Logjistikes, qe ndodhet ne vendin e quajtur "Rrapi i Treshit". Agjentet e Komisariatit nr. 4 kane zbuluar ngjarjen dhe i kaluan dosjen Prokurorise Ushtarake qe ka prere fleten e arrestit per ushtarakun 50-vjecar. Sipas policise, dy personat e mesiperm jane kapur ne flagrance mbremjen e se dieles, duke vjedhur nje sasi te konsiderueshme materialesh ndertimi.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›