E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga ballkoni, vdes piktori

TIRANE - Nje piktor ka rene aksidentalisht nga ballkoni i shtepise ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjehereshme. Ylli Skenderi, 42 vjec, banues ne rrugen "Myslym Shyri" te Tiranes, ne nje nga pallatet perballe parkut "Rinia", eshte rrezuar nga kati i katert i godines rreth ores 20:35. Menjehere ne vendin e ngjarjes mberriten uniformat blu, te cilat moren ne pyetje dhe familjaret e viktimes, te cilet kane deklaruar se Skenderi nuk kishte asnje problem. Ne fillim eshte hetuar per nje vetevrasje, por gjate marrjes ne pyetje te te afermve eshte arritur ne perfundimin se, 42-vjecari ka rene aksidentalisht nga lartesia. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe ekspertet mjeko-ligjore, te cilet kane bere hetimet e rastit. Sipas tyre, vdekja ka ardhur si pasoje e shembjeve qe ka pesuar viktima, ne momentin e perplasjes me token.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›